Lorik Cana dhuron bustin e Skënderbeut për qytezën arbëreshe në Itali

Spread the love

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka përuruar ditën e sotme bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, në qytezën arbëreshe Fllkunarë, të provincës Kozenca,  në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cana me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, në të cilin shprehej se busti është vepër e artistit nga Kosova, Asim Lokaj dhe dhuratë e fondacionit të tij, “Lorik Cana 5 Foundation”, që ka si qëllim promovimin e vlerave historike  shqiptare dhe jo vetëm.

Të pranishëm në inaugurimin e vendosjes së bustit ishin Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim dhe kryetari i Bashkisë Fallkunarë, Françesko Kandreva.

“Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe bindjen se bashkë jemi një gjak, një gjuhë, një besë, mbërritëm deri në Fallkunarë në qytezën arbëreshe në provincën e Kozencës për të vendosur bustin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, vepër e artistit kosovar Asim Lokaj dhe dhurim i Fondacionit “Lorik Cana 5”.

Heroi ynë kombëtar tashmë nderohet në sheshin “Scanderbeg” të Fallkunarës. Një falënderim i veçantë për mbështetjen shkon për Ambasadore e Kosovës në Itali Znj. Lendita Haxhitasim dhe Kryetarin e Bashkisë Fallkunarë Z. Françesko Kandreva”, shkruan Cana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *