Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa persona të asfiksuar

Spread the love

Shtëpia e të moshuarve në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Për pasojë disa persona kanë mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar në spital.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë shuarjen e flakëve.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një batanije elektrike, e cila ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht të moshuarit kanë arritur të nxirren nga azili dhe nuk ka të dëmtuar nga flakët, përveç disa të asfiksuarve që po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *