Iu gjet telefon dhe orë ‘inteligjente’ në qeli, anëtari i bandës së ‘babagjyshërve’ do të qëndrojë në ‘41biss’

Spread the love

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës së “babagjyshërve”, për daljen nga sistemi “41 biss”.

Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pasi në qeli iu gjetën në qeli një orë e tipit “Smart Ëatch”, si dhe një aparat celular. Pretendimet e tij ishin se orën e kishte futur me komisionin e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat.

Por ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë.

Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë për grabitjesh me dhunë e armë në Greqi, arratisjen nga burgu dhe plagosjen e 2 policëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *