U zhduk nga banesa një ditë më parë, polumbarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të 58-vjeçarit në rezervuar

Spread the love

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 58-vjeçarit me iniciale Xh. D., në rezervuarin e Përrenjasit, një ditë pasi ai u largua nga banesa.

“Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit”, raportuan uniformat blu.

Trupi i pajetë i tij do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Ishte kushëriri i 58-vjeçarit, shtetasi me iniciale Y.M., i cili ka njoftuar policinë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm për zhdukjen e tij. Ai dha alarmin pas gjetjes së veshjes dhe biçikletës së 58-vjeçarit, banues në fshatin Katjel, në afërsi të rezervuarit.

“Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *