Djali 3 vjeç i humbi jetën, babai i Brian Spahiut: Prokurorja Alma Felaj do të prishë provat, më fshehu ekspertizën për 11 ditë

Spread the love

Pasi publikimit të lajmit se klinika e Roland Xaxhos nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike në momentin që ka kryer ndërhyrjen e e 3-vjeçarit Brian Spahia që humbi jetën, i ati Bledari kërkon që prokurorja Alma Felaj të hiqet nga kjo çështje.

Bledar Spahia thotë se Alma Felaj kërkon të deformojë çështjen dhe për këtë ka pasur edhe një takim me drejtuesin e Prokurisë së Tiranës, ku i ka kërkuar largimin e saj nga çështja e djalit.

“Me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës kemi folur në lidhje me prokuroen e çështjes Alma Felaj, ajo duhej të tërhiqej nga kjo çështje se nuk është e aftë ti japë zgjidhej çështjes. Me këto fakte ajo nuk ka vepruar ndërkohë që më datë 6 tetor ka bërë kontrollin tek klinika e Xhaxhos dhe në dijeninë time kjo klinikë ka qenë pa licencë. Sot e kësaj dite ajo klinikë vepron, mbush dhëmbët e njerëzve që nuk e kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë klinikë”, tha Bledar Spahiu për Report Tv.

Ai pretendon se prokurorja i ka fshehur 11 ditë rezultatet e aktit të ekspertimit.

“Unë i kam marrë informacionet vetë. Nga prokurorja skam marrë asnjë informacion, as aktin e ekspertimin ajo donte ta fshihte. Unë e kam marr vesh nga mediat, 11 ditë më ka mbajtur pezull nuk më ka treguar”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *