Dhunoi rojen e shkollës në Elbasan, arrestohet 40-vjeçari

Spread the love

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Durim Koçi i cili dhunoi një roje shkollë në Elbasan.

Prokuroria lëshoi ditën e djeshme një urdhër-arrest për prindin që rrahu rojen e shkollës “Qamil Guranjaku”, në Elbasan.

 Dyshohet se shkak ka qenë se roja nuk ka lejuar të hyjë brenda ambienteve të shkollës. Ai dhunoi rojen e shkollë në sy të nxënësve, ndërsa 70-vjeçari ra përtokë nga goditjet.

Koçi është gjithashtu edhe kryetar i PS në Elbasan.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit në kërkim D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkolle 9-vjeçare”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *