Në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal, arrestohet në Muriqan 48-vjeçari polak

Spread the love

Një 48-vjeçar polak i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizate kriminale është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit, teksa po përpiqej të largohej nga Shqipëria.

Grzegorz (Daniel) Hermanski akuzohet se shiste online të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë Grzegorz (Daniel) Hermanski shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga intervistimi dhe verifikimet në dalje të Republikës së Shqipërisë, si dhe i shkëmbimit të tij ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan finalizuan operacionin policor të koduar “WEB Page”, gjatë të cilit u ndalua shtetasi polak G. (D.) H., 48 vjeç.

Gjykata në Lublin i ka caktuar 48-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i substancave psikotrope dhe anabolizante”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.“-njofton policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *