Ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj, Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin Ruben Saraiva!

Spread the love

Nga provat e mbledhura deri më tani nga prokuroria e Lezhës, rezulton se Ruben Ribeiro Saraiva ishte ekzekutori i Ardian Nikulajt.

Gjykata e Lezhës ka vendosur masë “arrest në burg pa afat” për shtetasin portugez, Ruben Saraiva.  Portugezi, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, doli sot para gjykatës së Lezhës, ku dhe u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij.

Seanca gjyqësore u zhvillua në orën 10:00 të kësaj të marte nën masa të rrepta sigurie. 

Portugezi Saraiva ka mohuar para gjykatës së Lezhës të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, vitin e kaluar.

Në dëshminë e tij ai tha se nuk ka lidhje me ekzekutimin dhe se në Shqipëri ishte për pushime.

Nuk e kam njohur viktimën dhe emrin e tij e kam mësuar nga mediat”, ka thënë ai, teksa ka kërkuar edhe të njihet me dosjen.

Vetëm dy ditë më parë, tetë muaj pas vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt, me pranga në duar u ekstradua nga Maroku, drejt Shqipërisë Ruben Ribeiro Saraiva, i dyshuar nga drejtësia shqiptare si ekzekutues i biznesmenit.

Portogezi është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por ende nuk ka detaje mbi deklarimet tij. Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth 10 ditë më parë. Për të përmbyllur ekstradimin e Ruben Saraivës, ndërhyri Interpol, agjencia e cila bashkëpunoi me autoritetet shqiptare për lokalizimin e portugezit në marok rreth 7 muaj më parë.

Nga provat e mbledhura deri më tani nga prokuroria e Lezhës, rezulton se Ruben Ribeiro Saraiva ishte ekzekutori Ardian Nikulajt. Pamjet e gjakftohtësisë së ekzekutimit të mirë-organizuar u publikuan edhe në shumë media në botë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Po për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në shqipëri.

Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e ekstradimit të tyre nga Shqipëria në muajin Mars.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër në qytetin e Lezhës, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *