E rëndë në Greqi, bashkëshorti lyen me benzinë gruan dhe i vë flakën në prani të fëmijëve

Spread the love

Një ngjarje e paimagjinueshme e dhunës në familje ka ndodhur në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Zephyri, ku sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një burrë ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij dhe i ka vendosur flakën.

Sipas “Protothema”, në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë ka pasur dhe përleshje fizike mes autorit dhe vëllait të bashkëshortes. E gjithë skena ndodhi në prani të fëmijëve të mitur.

Sulmuesi 53-vjeçar është arrestuar ndërsa 45-vjeçarja dhe vëllai i saj janë dërguar me djegie të rënda në spital.

Ngjarja e paprecedentë është shënuar në një familje të komunitetit rom në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *