Pas kërcënimeve me luftë, Vuçiç tjetër ultimatum BE-së: Nëse pranoni Kosovën në Këshillin e Evropës, Serbia largohet!

Spread the love

Ndoshta ju pëlqen ta keni Prishtinën në Këshillin e Evropës më shumë se Beogradin dhe Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vazhduar me kërcënimet ndaj BE-së, duke thënë se do të nxjerrë Serbinë nga Këshilli i Evropës, nëse Kosova anëtarësohet.

Gjatë një interviste në televizionin serb, ‘TV Prva’, ai tha se Kosova me shumë gjasë do të pranohet së shpejti në Këshillin e Evropës. Vuçiç shtoi se pas kësaj, një nga mundësitë është që Serbia të largohet nga KE-ja.

Ju pranoni Kosovën dhe pastaj do të shihni nëse Serbia do të mbetet në Këshillin e Evropës apo jo. Do ta shohim. Ndoshta ju pëlqen ta keni Prishtinën në Këshillin e Evropës më shumë se Beogradin dhe Serbinë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se BE-ja do ta përzër Serbinë njëjtë si Rusinë, dhe sipas tij, fakti që Kosova mund të pranohet në KE, do të thotë se duan ta dëbojnë Serbinë.

Në këtë vend, kur flet për demokraci, mund të shikosh të gjitha televizionet këtu dhe ku tjetër në botë e ke këtë dhe të gjithë do të na flasin për demokracinë. Ajo organizatë nuk vendos për asgjë. Një nga opsionet është të dalësh. Ata e dëbuan Rusinë dhe ky de fakto do të ishte dëbimi i Serbisë”, ka theksuar Vuçiç.

Prej javësh, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nisur një fushatë presioni ndaj SHBA-së dhe BE-së, duke i detyruar ata që të zgjedhin mes saj dhe Kosovës.

Kujtojmë se javë e shkuar Vuçiç lëshoi një kërcënim ndaj Perëndimit, gjatë një takimi me Patriarkun Profirije dhe presidentin e republika Srpska, Milorad Dodik.

Gjatë eventit, Vuçiç lëshoi një ultimatum në drejtim të Perëndimit, duke i kërkuar që të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, madje duke kërcënuar edhe me luftë nëse ata zgjedhin Prishtinën.

Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”, tha Vuçiç.

Në një kohë kur dialogu me Kosovën ka ngecur dhe Kurti nuk po ju bindet ndërkombëtarëve, Vuçiç mesa duket ka ndryshuar taktikë dhe po kthehet ai në palën që ushtron presion ndaj ndërkombëtarëve dhe jo e kundërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *