Vizita në Londër, Balla kërkesë Britanisë: Lehtësoni vizat për shqiptarët

Spread the love

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës në Britani të Madhe zhvilloi një takim me sekretarin e Jashtëm James Cleverly.

Balla shprehet se i kërkoi sekretarit britanik lehtësimin e procedurave për dhënien e vizave për shqiptarët si mënyra më e mirë për të adresuar emigracionin e paligjshëm.

“Me Sekretarin e Shtetit James Cleverly diskutuam për fazën tjetër të bashkëpunimit midis vendeve tona në luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm në një qasje rajonale, krimit të organizuar dhe narkotikëve.

Theksova rëndësinë e kontributit të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike dhe lehtësimit të procedurave për dhënien e vizave për shtetasit shqiptarë si mënyra më e mirë për të adresuar emigracionin e paligjshëm.

Nënshkruam dy dokumente të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit: Qëndrimin e Përbashkët në Çështjet e Brendshme si dhe Memorandumin mbi asistencën e Britanisë së Madhe në fushën e shkencës ligjore.” deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *