Berisha kërkoi lirinë, GJKKO shtyn vendimin

Spread the love

GJKKO ka shtyrë vendimin mbi ankemimin e ish-kryeministrit Sali Berisha mbi masën e “Arrest shtëpie”.

Shpallja e vendimit do të bëhet më 25.01.2024, në orën 09:00.

Në Apelin e Posaçëm ditën e sotme u zhvillua seanca për ankimin e Sali Berishës për masën arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, si edhe përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja e tij, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.

Seanca vijoi prej orës 09:00, ndërsa janë paraqitur dy avokatët e Berishës dhe kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi. ‘Liria’ e Berishës është në dorën e gjyqtares Olldashi, e cila liroi nga qelia dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë. Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.

Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *