Nesër komisione, opozita paralajmëron sërish kaos; plani ‘B’ i PS-së mbledhjet online

Spread the love

Opozita, e drejtuar nga Berisha e Bardhi ashtu siç kanë premtuar pritet të vijojnë skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre

Për ditën e nesërme në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Por në punimet e komisioneve, sikurse ka ndodhur përgjatë javëve, nuk normalitet.

Opozita, e drejtuar nga Berisha e Bardhi ashtu siç kanë premtuar pritet të vijojnë skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare).

Zhurma, kaosi dhe përplasjet fizike nuk kanë munguar përgjatë ditëve, por opozita ka paralajmëruar se reagimi do të përshkallëzohet.

Megjithatë socialistët e kanë gati skenarin “B”: që mbledhjet t’i zhvendosin online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situate të jashtëzakonshme.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Të premten u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Përjashtimeve u ka shpëtuar Sali Berisha, i cili teksa të hënën do të vijojë skenarin e kaosit, Gjykata e ka thirrur për t’u paraqitur për shkak të dosjes së ish kompleksit “Partizani”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *