Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Baçi: Dy qëllimet që synon të arrijë Berisha

Spread the love

Analisti Agim Baçi ka komentuar përplasjet që kanë ndodhur në Kuvend para disa ditësh.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se protestat janë për të rregulluar jetën e brendshme të partive.

Ai nënvizoi se Sali Berisha ka dy objektive me anë të këtyre protestave.

Çështja është se sa të vërtetë janë te ky lloj aksioni. Protestat janë për të rregulluar jetën e brendshme. Berisha arrin dy gjëra me këtë lloj veprimesh. E para stabilizon grupin e deputetëve të Bardhit dhe e dyta fut në kurht Bashën.  Kur nuk ka rënë qeveria më 21 janar të vitit 2011, shqiptarët duhet ta binden se nuk bie qeveria me protesta. Berisha programon sherret”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *