Zv/ministri në burg dhe Beqaj nën hetim, Rama tejkalon buxhetin për “Sterilizimin”; KLSH jep alarmin

Spread the love

SPAK ka futur në burg ish-zv/ministrin e Shëndetësisë për këtë koncesion, ndërkohë që ka nën hetim ministrin e asaj kohe, Ilir Beqaj. Por qeveria ka sfiduar SPAK, duke rritur ndjeshëm fondet për koncesionarin…

Koncesionet në shëndetësi vijojnë të gërryejnë buxhetin e shtetit. KLSH prej vitesh ka dhënë alarmin dhe vijon ta japë se “Check-Up”, “Hemodializa”, “Sterilizimi” dhe “Laboratorët”, janë koncesione që vetëm dëmtojnë buxhetin e shtetit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe pak ditë më parë.

KLSH ka audituar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, ku përveç shkeljeve që ka konstatuar nga kontrata koncesionare, ka dhënë alarmin se janë rritur fondet përtej parashikimeve buxhetore.

Skandali është se një nga koncesionet që gërryen buxhetin është ai i sterilizimit. SPAK ka futur në burg ish-zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj për këtë koncesion, ndërkohë që ka nën hetim ministrin e asaj kohe, Ilir Beqaj. Por qeveria ka sfiduar SPAK, duke rritur ndjeshëm fondet për koncesionarin, ndonëse Ilirjan Rrapaj është po në burg.

    Sipas KLSH, vlera e parashikuar në dokumentet standarde të PPP “Për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë…”, konkretisht në Aneksin 1, Kapitulli IV.1.1, është në shumën 9,657,000,000 lekë (pa TVSH)”.  Në kontratë cilësohet se: “Vlera e parashikuar në këtë pikë është vlera maksimale e mbështetjes financiare e llogaritur si shuma e pagesave te parashikuara të 10 viteve së bashku pa TVSH, e cila do të kryhen nga Autoriteti Kontraktor në këmbim të shërbimit. Kjo është vlerë e parashikuar në bazë të studimit të fisibilitetit dhe planit financiar, të përgatitur nga komisioni për hartimin e këtij dokumenti”.

    Por KLSH shprehet se referuar ecurisë së zbatimit të kësaj kontrate, si dhe planifikimit të mbështetjes buxhetore, sipas PBA 2022-2024 rezulton se, kemi tejkalim të parashikimeve për mbështetje buxhetore referuar kontratës së lidhur me koncesionarin.

    Konkretisht, në vitin 2022 ishin parashikuar 1,750,000 mijë lekë sipas PBA dhe 1,700,000 mijë lekë në buxhetin vjetor të 2022, si dhe për vitin 2023 dhe 2024 janë parashikuar përkatësisht 1,770,000 mijë lekë dhe 1,790,000 mijë lekë, ç’ka tregon edhe tendencën në rritje të financimit të kësaj kontrate dhe nevojën për anagzhim fondesh buxhetore, shprehet KLSH.

    E njëjta gjë vihet re dhe me koncesionet e tjera në shëndetësi, ku ka një tendencë në rritje dhe kjo do të thotë se Vilma Nushi, Klodian Allajbeu dhe të tjerët që fshihen pas koncesioneve do të marrin më shumë para në fund sesa ishte parashikuar në fillim. /Pamfleti

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *