Kush është Luan Mata, ‘vjehrri’ i Elvanës që pastron paratë e kokainës me kulla në bashkëpunim me ‘nënën e aferave’ Adriana Berberi

Spread the love

Prapaskena sjell për herë të parë një foto të biznesmenit Luan Mata, nën hetim  pasuror nga SPAK, pasi dyshohet se pastron paratë e kokainës të të birit Ervin Mata, duke i investuar në ndërtim në Tiranë.

Është një foto që tregon mjaftueshëm dhe si e tillë duhet të jetë pjesë e dosjes së SPAK-ut në ndjekjen e rrugës së parave.

‘Vjehrri’ i këngëtares Elvana Gjata shfaqet në një tavolinë me Adriana Berberin, e lakuar për afera korruptive dhe mandat të paligjshëm në Autoritetin e Konkurrencës, pasi ka dalë në pension.

Dy familjet kanë lidhje miqësie, por janë i bashkon edhe interesat e biznesit dhe rrugët e qarkullimit të parave. Konretisht bosi i kokainës Ervin Mata, i biri i Luan Matës, është nipi i Adriana Berberit.

Adriana Berberi ka marrë një pjesë nga fondet për startup-et me firmën ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi, përmes shoqatës “JUNIOR ACHIEVEMENT OF ALBANIA”.

Prapaskena mëson se kemi të bëjmë me një aferë të mirëfilltë korrupsioni pasi djali i Adriana Berberit bashkëjeton me ministren Muzhaqi. Kjo e fundit praktikisht po i jep para publike vjehrrës.

Adriana Berberi, ligjërisht prej 4 vitesh është pensioniste. Por për shkak të lidhjeve te forta politike dhe klienteliste, anëtare prej vitesh e Autoritetit të Konkurrencës, në shkelje flagrante të ligjit
për të vazhduar të zhvasë miliona nga bizneset, siç veproi me mafiozët e miellit, vajit, plehrave kimike, ilaçeve, firmës “Bankers”, kompanive telefonike etj.

Falë lidhjeve korruptive, Berberi ka arritur të sigurojë edhe një mandat tjetër deri në vitin 2028, edhe pse prej vitesh pensioniste sipas ligjit.

Kujtojmë se Me Urdhër nr. 27, datë 24.03.2017 të Ministrit të Financave, Adriana Beberi u rizgjodh anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike me afat deri në vitin 2025.

Qysh prej vitit 2013 ajo ka qenë kryetare dhe mbahet mend, për zhdukjen e Raportit të Huaj Auditues, që zbulonte skenaristët e vërtetë të vjedhjes 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit. Ky  është mandati i tretë për të në krye të Bordit të Mbikqyrjes, edhe pse ligji e lejon vetëm 2 herë.

Prej vitesh, pavarësisht se cila palë ishte në krye të qeverisë, Berberi ka gëzuar poste drejtuese në disa institucione të rëndësishme.

Ajo nuk i ka lëshuar këto poste pa i vjedhur mirë.

Përmendim këtu postin si zëvendësministre e Financave e të Ekonomisë në vitet e Ilir Metës, ku fshinte vjedhjet me evazionin fiskal dhe zhdukjen e taksave të bizneseve, ndërkohë që ka bërë batërdinë, duke lejuar bilance tatimore false.

Ndërkohë, në 4 vitet 2001-2005, kur ishte Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës tek “Posta Shqiptare”, u vodhën 136 milionë Euro me tenderë e zhdukje të të ardhurash.

Adriana Berberi, ka shijuar financat publike gjatë viteve kur drejtoi Këshillin Mbikëqyrës të Universitetit Mjekësor. Ku ka firmosur miliona Euro afera me tenderë.

Si ish-drejtore e Kabinetit të kryeministrit Pandeli Majko, ajo sajoi dhe vendosi taksën e solidaritetit të rrugës. Ku u zhdukën 11 milionë Euro të paarkëtuara në shtet. Ndërsa kur ishte drejtore e Kabinetit tek Ministria Mbrojtjes bashkë me Majkon, sajuan shitjen e tankeve te Mihail Delijorgji i Gërdecit.

Në vitet 2015-2017, Adriana Berberi si shefe Kabineti e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, u përfshi në skandalin e aferës korruptive 3 milionë Euro me tekstet shkollore.

Jo vetëm vetë Adriana, por e gjithë familja e saj janë vënë në aksion,për të rrëmbyer sa më shumë para nga shtetit.

Bashkëshorti i saj Bedri Buzi, drejtor i pronës në Ministrinë  e Financave, është përfshirë në afera me privatizimet.

Luan Mata bosi i pastrimit të parave

Pa burime të mjaftueshme dhe të ligjshme të ardhurash, Luan Mata ka arritur të hapë dyert qeverisë, duke marrë leje për hotele dhe kulla shumëkatëshe në Tiranë.

Vetëm ndërtesa e re me emrin “Ekspozita Building”, 93 metra e lartë, tek ish Ekspozita, është një investim me vlerë mbi 200 milionë euro.

Leja është firmosur nga Edi Rama në 8 nëntor 2019.

Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim. 

SPAK ka kërkuar sekustrimin e kësaj kulle si produk i parave të trafikut të kokainës nga Ervin Mata nga Amerika Latine drejt Evropës. Paratë e trafikut vinin në Tiranë përmes një qendre të fshetë në Dubai,

Mata përdorur të ashtuquajturin sistem “Hawala”.

Hawala përdoret sot si një kanal alternativ kryesisht i remitancave që ekzistojnë jashtë sistemeve tradicionale bankare. Transaksionet ndërmjet ndërmjetësve Hawala kryhen pa firmosur diku sepse sistemi bazohet vetëm te besimi reciprok.

Mjaftojnë të jenë dy Hawala dhe dikush që do të transferojë paratë ja jep njërit shumën, ndërkohë që personi tjetër që ndodhet për shembull në Shqipëri, dorëzon të njëjtën shumë atje ku e kërkon dorëzuesi. Pra paratë nuk lëvizin, thjesht agjentët hawala marrin paratë dhe përqindjen që duan dhe vënë në punë paratë e tyre.

Pasi paratë merreshin në dorëzim me çanta në Tiranë, SPAK dyshon se investoheshin në ndërtim dhe asete rē tjera.

Po a mundet që Luan Mata të çante i vetëm dyert e qeverisë për të marrë leje për mega kullën?

A kishte fuqi Luan Mata për të përzënë Top Channel nga ish Ekspozita?

Në skenë Familja Berisha

Në vitin 2009, Sali Berisha në pushtet nisi një betejë për të larguar Top Channel nga ish Ekspozita.

Berisha hodhi në sulm Ministrinë e Ekonomisë, e cila prishi kontratën 20 vjeçare që kishte nënshkruar me Top Channel-in, për dhënien me qera të mjediseve në ish ekspozitën “Shqipëria Sot”. 

Në 2013, Berisha, me gjithë kundërshtimet dhe reagimet brenda dhe jashtë vendit, arriti të largonte Top Channel.

Dhe angazhimi i Berishës dhe pushtetit të tij ka një çmim. Prapaskena mëson nga burime të dorës së parë se Shkëlzeni ka 23 % të aksioneve dhe investimit në kullën e Luan Matës tek ish Ekspozita.

23 % është taksa që Berisha u vendosi pronarëve të truallit, ashtu siç operoi me ish Klubin Partizani.

Nëse SPAK do të thellohet dhe do t’i shkojë deri në fund hetimit për bosin e kokainës Ervin Mata, do të bjerë në gjurmët e Shkëlzenit, i cili çuditërisht del aksionet në kullat më të famshsme që po ngrihen në Tiranë.

Aksioneri i tretë me përqindje më të madhe në kullët që SPAK kërkon të sekustrohet si aset kriminal, është biznesmeni i puseve të naftës, Arian Tartari, bashkëshorti i Albana Vokshit, i lidhur me oligarkë rusë, koncesione dhe punë të dyshimta.

Arjan Tartari ka hyrë në lojë nga Berisha që para 15 vitesh, përmes kompanisë “Vision Construction”, përmes të cilës ka lidhur një kontratë me pronarët e një pjese të truallit tek ish-ekspozita “Shqiperia Sot”, në të cilën Tartari merrte përsipër procesin e privatizimit edhe te tokës shtetërore, në këmbim të truallit për ndërtim.

Në skenë del edhe ‘vëllai’ i Shkëlzen Berishës në Gërdec dhe aferat me prona të Familjes, Rrahman Selmanllari. Ky i fundit ka 50 % të aksioneve në kompaninë Vision Construction, e cila është pezulluar në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *