Komiku Ermal Mamaqi, t’ia kërkojë SPAK-ut përgënjeshtrimin e jo mediave; nga kërcënimet s’na luan “fija”

Spread the love

Gjersa burri zyrtar i Amit, thotë se është “me duar të pastra”, duhet të deklarojë burimet e blerjes së vilës 700 milionë lekë te kompleksi “Rolling Hills”, të 2 apartamenteve e 1 vile tjetër; të dy objekte biznesi 215 m2 e 145 m2 në qendër të Tiranës, të restorantit “ME’ NAM”, ndërsa më 27 janar 2023 inauguroi  kompleksin hoteleri “Relux” me 7 kate te zona e Tufinës…

Komiku Ermal Mamaqi ka reaguar me kërcënim për gjyqe ndaj mediave, lidhur me publikimin provave të marra nga dosja e SPAK; ku ai rezulton si pjesë grupit të organizuar kriminal të Ilir Beqaj e Ermal Kurtulajt, që vidhnin fondet e qeverisë dhe donacionet e BE, nëpërmjet restorantit “Gzona” e projekteve shtetërore me mashtrim fiskal.

Sipas dosjes hetimore të SPAK-ut, del se roli i Ermal Mamaqit në vjedhjet e grupit “Beqaj-Kurtulaj”, ishte të lëshonte fatura false nëpërmjet restorantit të tij “ME’NAM”, për shërbime të pa kryera të Ilir Beqjes, nga të cilat, komiku Mamaqi merrte pjesët sipas pazareve të bëra.

Vetëm në një fshikull të hetimit, SPAK e përmend 7 herë Ermal Mamaqin, si lëshues i faturave false në vlerë miliona lekë, nëpërmjet restorantit të tij “ME’NAM” për restorantin “Gzona” të Ilir Beqaj, për Drejtorinë e Donacioneve dhe projektet shtetërore të Ermal Kurtulajt, duke vjedhur nëpërmjet mashtrimit të tatimeve e Thesarit të Shtetit.

Mirëpo komiku Ermal Mamaqi, reagoi duke thënë se provat e publikuara janë shpifje; dhe se ai është “me duar të pastra”, duke u kërkuar mediave të fshijnë urgjent shkrimet e publikuara, ndryshe do përfundojnë në prokurori e gjykatë.

Në reagimin e tij, thotë: Janë lajme të rreme, nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe u bëjë thirrje mediave, të përgënjeshtrojnë e fshijnë të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdokujt do të ketë ndjekje ligjore  me pasoja.

Por Mamaqi, bashkëshorti i Amit, e adresuar gabim kërcënimin për mediat, mbasi ato kanë publikuar vetëm provat që ka dosja e SPAK-ut, ku ai rezulton që ka lëshuar disa herë fatura fiktive për llogari të Ilir Beqaj e Ermal Kurtulajt.

Komiku Ermal Mamaqi, t’ia kërkojë SPAK-ut

Dhe sipas Kodit të Procedurës Penale, lëshimi i faturave tatimore false quhet vepër penale, ndërsa efekti financiar i faturave false është aktivitet kriminal i pastrimit të parave, nëpërmjet mashtrimit fiskal, falsifikimit të dokumenteve tatimore e mashtrimit të Thesarit të Shtetit.

Nisur prej kësaj vepre penale, tashmë të skeduar në dosjen hetimore, komiku Ermal Mamaqi nuk duhet t’i kërkojë mediave të përgënjeshtrojë e fshijnë shkrimet, por përgënjeshtrimin duhet t’ia kërkojë SPAK-ut që iu a ka dhënë mediave.

Madje, nëse siç tohë, është “me duar të pastra” e nuk ka lidhje në këtë aktivitet pastrimi parash me Ilir Beqajn; edhe kërcënimin për gjyqe, Mamaqi duhet t’ia bëjë prokurorëve të SPAK-ut që e kanë futur në dosjen hetimore.

Por më parë, duhet të dalë përsëri e madje bashkë me Amin, për të deklaruar burimet financiare të blerjes së vilës 700 milionë lekë në vitin 2016 te kompleksi Rolling Hills” në Sauk, të dy e 2 apartamenteve një vile tjetër në Tiranë; të dy objekti biznesi 215 m2 e 145 m2 në qendër të Tiranës, të restorantit “ME’ NAM”, ndërsa më 27 janar 2023 inauguroi kompleksin hoteleri “Relux” me 7 kate te zona e Tufinës, që është 100% në pronësi të tij.

Por të sqarojë dhe faktin që prej 10 vitesh nuk ka bilance tatimor të bizneseve etj.,etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *