Nën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata e ftuar speciale nga bashkia e Vlorës dhe Tiranës për koncertet e pavarësisë

Spread the love

Ndërsa SPAK ka nisur hetimin pasuror për Elvana Gjatën, pasi emri i saj doli në përgjimet e ‘SKY’ në grupin e Ervin Matës, këngëtarja nuk e ka prishur aspak terezinë, duke vijuar me koncertet e saj.

Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, për koncertin që do të mbahet për 28 Nëntor.

Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet.

Ky lajm është bërë vetë i ditur nga këngëtarja e cila ka publikuar në profilin e Facebook dhe Instagram lajmërimet.

Nën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata e ftuar speciale nga bashkia e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *