NATO uron Shqipërinë për festën e flamurit

Spread the love

Organizata më e madhe ushtarake në botë NATO ka uruar aleatin e saj Shqipërinë për festën e flamurit.

Aleanca Veriatlantike ka shpërndarë një fotografi të një ushtari që mban flamurin “Kuq e Zi” në dorë.

Sot, më 28 nëntor Shqipëria e feston 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ndryshe, dita e sotme shënon edhe ngjarje të tjera me rëndësi për shqiptarinë. Më 28 nëntor, shënohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Po sot, është edhe 26 vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

NATO uron Shqipërinë për festën e flamurit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *