Takimi me Ramën në Vlorë, Albin Kurti shmang komentet për politikën: Sot jemi të gjithë bashkë

Spread the love

Ditën e sotme në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së Flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit ka shmangur komentet për situatën aktuale politike në vend.

Ai tha se sot është dita që të gjithë të jemi bashkë.

“Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Evi Pojaini me piktorë vlonjat pastaj të shohim edhe përmbledhjen filatelike, ndërsa në hyrje janë edhe dokumente historike të komunitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit. Për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Ballkan. Lavdi Dëshmorëve të Kombit. Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë. Kemi shumë ditë të tjerë gjatë vitit për këto tema”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *