Policia e Kosovës ngre alarmin: Serbët po përgatiten për sulm në veri të vendit

Spread the love

Ai gjithashtu informoi se makineritë serbe të ushtrisë shpesh herë po punojnë rreth kufijve të Kosovës, duke riparuar ose hapur rrugë e që sipas tij kjo ndodh për të krijuar mundësi që grupet si ai i “Banjskës” të depërtojnë më lehtë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, thotë se grupe kriminale serbe po përgatiten për një sulm në veri të vendit. Ai u shpreh se këto grupe mund të godasin policinë e Kosovës për interesa të tyre në veri.

Sipas Hoxhës efektivët janë të përgatitur për t’u përballur me çfarëdo lloj sulmi.

“Mund të jenë grupe të ngjashme sikurse grupi i Banjskës, ndoshta me numër më të vogël se ata, por që ata mund të jenë më të përgatitur profesionalisht, mund të jenë ekspert të fushave të caktuara që mund ta godasin policinë e Kosovës për interesat e tyre në veri të vendit. A do të ketë ndonjë invazion, agresion nga Serbia në territor të Kosovës, kjo është çështje që duhet të diskutohet në nivele tjera, mirëpo ne si polici i kemi kapacitet tona, të përgatitura profesionale për tu ballafaquar me çfarëdo sulmi të këtyre grupeve kriminale. Ndërsa për pjesë të tjera është përgjegjësi e KFOR-it, FSK-së normalisht edhe Policisë së Kosovës”, deklaroi Hoxha.

Ky i fundit u shpreh se ushtria serbe po u hap rrugë terroristëve që synojnë destabilizimin e Kosovës.

Hoxha u ndal edhe te lëvizjet e mjeteve ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën.

“Këto janë tentativa të Serbisë që të tregojë se është afër kufijve të Kosovës. Ka qenë një prezencë e ushtrisë serbe gjatë javës që shkoi. Janë informacione dhe pamje të siguruara nga institucione të sigurisë së Kosovës që punojnë rreth kufirit. Ne e kemi alarmuar KFOR-in dhe kemi qenë në kontakt me KFOR-in rreth kësaj prezence dhe po ashtu gjatë javëve të fundit ne kemi qenë në përgatitje maksimale sa i përket mundësisë së lëvizjes së depërtimit të qoftë forcave kriminale, qoftë ndonjë veprimi diverzant të ndonjë grupi të caktuar nga institucione të sigurisë së Serbisë”, tha Hoxha.

Ai gjithashtu informoi se makineritë serbe të ushtrisë shpesh herë po punojnë rreth kufijve të Kosovës, duke riparuar ose hapur rrugë e që sipas tij kjo ndodh për të krijuar mundësi që grupet si ai i “Banjskës” të depërtojnë më lehtë.

“Është një kërcënim por që ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe jemi të gatshëm të i dalim ballë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *