111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti ‘bëjnë paqe’ në Vlorë

Spread the love

Ditën e sotme në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë krerët më të lartë të shtetit; Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla.

I pranishëm në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ka qenë po ashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili muajt e fundit ka pasur disa përplasje verbale me Ramën për çështjen e veriut të Kosovës.

111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti 'bëjnë
111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti 'bëjnë

Dita e Flamurit kremtohet dhe nderohet sot nga mbarë shqiptarët, si festa e krenarisë kombëtare dhe përkujtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Vlora mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan aktin e lartë kombëtar të shpalljes së pavarësisë.

111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti 'bëjnë

Ndërkohë për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *