“Një masakër djallëzore”, Erdogan kërcënon Izraelin për sulmet në Gaza: Nuk do ta lëmë me kaq!

Spread the love

Në të gjithë territoret palestineze po masakrohen fëmijë, nëna dhe njerëz të pafajshëm dhe ne nuk do ta lëmë me kaq.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar një mori akuzash ndaj Izraelit në një fjalim në Rizunda, në Turqinë verilindore. Duke folur pak orë para vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan Anthony Blinken në Turqi, presidenti u zotua se “nuk do t’i lërë vëllezërit në Gaza vetëm” përballë agresionit izraelit.

“Është detyra jonë të shpëtojmë vëllezërit tanë palestinezë nga shtypja izraelite dhe të ndalojmë masakrat që po ndodhin në Gaza para syve të gjithë botës. Ne nuk do t’i lëmë vëllezërit dhe motrat tona në Gaza vetëm në mes të sulmeve të vazhdueshme izraelite”, tha presidenti turk.

Më tej Erdogan shtoi se Turqia do të marrë në dorë rolin e paqeruajtësit në të gjithë botën, Nga Ballkani në Kaukaz e deri në Afrikë e Azi. Ai theksoi ndër të tjera se paqja në botë do të mbizotërojë falë Turqisë.

Nëse paqja mbizotëron në rajon, do të mbizotërojë falë nesh. Për sigurinë e zonës do të marrim përgjegjësi dhe do ta arrijmë këtë. Në Ballkan, në Kaukaz, që të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti, ne do të marrim një rol aktiv. Nga Afrika në Azi, ne do të qëndrojmë me vëllezërit tanë dhe do të mbrojmë atë që është e drejtë”, u shpreh ai.

Presidenti turk akuzoi Izraelin se po kryen masakër dhe djallëzi në Gaza, duke vrarë fëmijë dhe gra të pafajshme. Erdogan theksoi se përgjegjësit e këtyre krimeve do të akuzohen prej tyre, teksa shtoi se do jua thotë në sy krimet që kanë bërë.

 “Vëllezërit dhe motrat tona palestineze po vuajnë nga shtypja izraelite dhe që ata të shpëtohen nga kjo shtypje dhe që masakrat të marrin fund, përsëri ne do të marrim përgjegjësi. Në të gjithë territoret palestineze po masakrohen fëmijë, nëna dhe njerëz të pafajshëm dhe ne nuk do ta lëmë me kaq. Është një barrë humanitare mbi kurrizin tonë, është një masakër djallëzore. Ata që i mbështesin këto vrasjet e tyre ne do t’i akuzojmë dhe do t’i themi në sy. Është përgjegjësia jonë historike të mbajmë një qëndrim të ashpër”, përfundoi ai.

Erdogan ka qen një nga zërat më të fuqishëm kundër ndërhyrjes izraelite në Gaza, ai shpesh herë ka kërcënuar me ndërhyrje në konflikt nëse nuk ndalohen sulmet. Duke marrë shkas nga komentet e Erdogan, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken pritet të vizitojë sot Turqinë në një përpjekje për të ndaluar zgjerimin e konfliktit./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *