Arrestohet në Turqi bosi i kokainës Dritan Rexhepi

Spread the love

Dritan Rexhepi kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello” është arrestuar në Stamboll.

Dritan Rexhepi njihet si kreu i një karteli droge që transporton kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Po ashtu ai akuzohet se ka urdhëruar marrjen peng dhe vrasjen e Jan Prengës.

Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap gjatë një operacioni në Stamboll. Gjatë arrestimit iu gjet pasaporta e falsifikuar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Lajmin e ka konfirmuar ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya. Ministri tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane.

Ndër të tjera ministri Yerlikaya, i cili njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit Rexhepi në Beylikdüzü si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane.

Ministri Yerlikaya tha: “Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri.”.

Mediat turke bëjnë me dije se gjatë arrestimit, Rexhepit iu gjetën euro dhe bizhuteri me vlerë të madhe.

Arrestohet në Turqi bosi i kokainës Dritan Rexhepi (Video)

Momenti i arrestimit të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi, i hapin kasafortën me orë të shtrenjta dhe varëse floriri

Arrestohet në Turqi bosi i kokainës Dritan Rexhepi (Video)

Pamje nga arrestimi

Arrestohet në Turqi bosi i kokainës Dritan Rexhepi (Video)
Arrestohet në Turqi bosi i kokainës Dritan Rexhepi (Video)

Dritan Rexhepi, i njohur si trafikanti shqiptar që përmbyti Europën me drogë është liruar nga burgu në Ekuador në janar të vitit të kaluar. Rexhepi lirinë e ka fituar me kusht për të mos dalë nga Ekuadori, pasi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete (Shqipëri, Spanjë dhe Itali). Mirëpo për bosin e kokainës kjo nuk ishte një pengesë, teksa ka përdorur identitet të rremë për t’u larguar nga Ekuadori. 

Kush është Dritan Rexhepi?

Rexhepi është regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar) e Gramoz Rexhepi (emër shqiptar). Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013, ai ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj e nuk është pikasur nga autoritetet.

Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodhi edhe arratisja e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur tu ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua në momentin që sapo u fut në qeli pas marrjes në pyetje, pasi dera e qelisë ishte lënë hapur. Në vetëm pak sekonda, Rexhepi ndodhej në rrugë i lirë.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *