Kryeministri shpërblen me 435 milionë lekë, Agjencinë e Bashkëqeverisjes që nxori 70% PRO konsultimet për kanabisin e bastet

Spread the love

Nuk është rastësi që këto miliona, të cilat sipas vendimit të qeverisë duhen përdorur brenda vitit 2023, janë sa pagat mujore të 42 zyrtarëve të kësaj agjencie strukturë e kryeministrisë, gjë që krijon bindje se është shpërblim i fshehur me 1 pagë mujore për Vitin e Ri…

Edhe në këtë fund viti, kryeministri Edi Rama, që gjoja bllokoi shpërblimet për zyrtarët, u ka dhënë nga 1 pagë shpërblim punonjësve të kryeministrisë, me vendim qeverie të maskuar e klientelist nga fondi rezervë.

Pas shpërblimit me nga 1 pagë mujore për 1140 ministra, zv/ministra, këshilltarë, drejtorë dhe zyrtarët e kryeministrisë e ministrive që morën pjesë në negociatat  me BE, Babloku ka akorduar edhe një shpërblim tjetër, si fond  shtesë për Agjencinë e Bashkëqeverisjes.

Me Vendim Nr. 769, datë 26 dhjetor 2023, të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe gjoja me propozim të Ministrit të Financave, Ervin Mete, Agjencisë për Bashkëqeverisje i janë shtuar 435 milionë lekë të vjetra, të cilat duhet të përdoren brenda datës 31 dhjetor.

Kryeministri shpërblen me 435 milionë lekë, Agjencinë e

Në vendimin e qeverisë, thuhet se fondi është për financim aktiviteti të këshillimit kombëtar gjatë vitit 2023, kur aktiviteti zyrtar për këtë vit u mbyll më 29 dhjetor e nuk ka asnjë këshillim kombëtar pas kësaj date.

Për këto miliona të dhëna 3 ditë para mbylljes së vitit; sipas informacionit nga Ministria e Financave, kjo agjenci në vartësi të kryeministrit, ka kërkuar kryerjen e veprimeve financiare në Thesarin e Shtetit, për t’ua dhënë punonjësve në formë shpërblimesh e dietash gjoja të prapambetura.

Nuk është rastësi, që vlera e shtuar 435 milionë lekë; e që sipas vendimit të qeverisë duhet përdorur brenda vitit 2023, është e barabartë me fondin e pagave mujore për 42 punonjësit e kësaj agjencie strukturë e kryeministrisë, gjë që krijon bindje se është shpërblim i fshehur me 1 pagë mujore për Vitin e Ri.

Sa për kujtesë, Agjencia e Bashkëqeverisjes, regjistruar në listën e institucioneve shtetërore me siglën “ADBQ”, është agjencia që gjoja bëri këshillimin Kombëtar për rikthimin e basteve dhe legalizimin e kanabisit, duke nxjerrë sikur votuan “PRO” 70% e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *