Sarandë/ OPGJ Aleksandër Lilo i dënuar burg për ryshfet nga trafikantët, emërohet Shef i Policisë Bashkiake

Spread the love

Një muaj pas fillimit të detyrës, krye bashkiaku Oltion Çaçi e emëroi Aleksandër Lilon në këtë detyrë, si “usta” të pazareve dhe si “të fortin” e Sarandës…

Prej 8 vitesh, Bashkia e Sarandës është kthyer në strehën e drejtorëve dhe nëpunësve të shkarkuar, të dënuar me burg e të përjashtuar nga policia, Kadastra, INUV, IKMT për korrupsion, falsifikim e grabitje të tokash.

Një prej tyre është Aleksandër Lilo, të cilin Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, e ka emëruar Drejtues të Policisë Bashkiake, megjithëse zyra e Burimeve Njerëzore i referoi dosjen e zezë penale, të dërguar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Drejtuesi i ri Policisë Bashkiake të Sarandës, Aleksandër Lilo, është përjashtuar përgjithmonë nga Policia e Shtetit dhe nga struktura e Prokurorisë si Oficer i Policisë Gjyqësore në Sarandë, për bashkëpunim me grupet kriminale, fshehje e zhdukje provash, bllokim procedimesh penale, vonesa hetimesh, sekserizime për ulje dënimesh e marrje ryshfete nga trafikantë droge.

Sarandë/ OPGJ Aleksandër Lilo i dënuar burg për ryshfet nga

Në CV-në e zezë të mafiozit Aleksandër Lilo, është edhe ky fakt: dënimi me 10 muaj burg në Sarandë kur ishte oficer i policisë gjyqësore, për ryshfet 7 milionë lekë, nga dy trafikantë droge të arrestuar që i kishte në hetim.

Për këtë vepër penale, Aleksandër Dilaver Lilo është dënuar 19 muaj burg nga Gjykata e Sarandës, me Vendim Nr. 199, datë 8 tetor 2014, i lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me Vendim Nr. 66, datë 10 mars 2015.

Më 29 qershor 2016, dënimi i tij me burg u shfuqizua nga Gjykata e Lartë, me vendim të trupës gjyqësore Shkëlzen Selimi, Guxim Zenelaj, Edmond Islamaj, Artan Zeneli e Tom Ndreca, të gjithë shkarkuar nga vettingu.

Sarandë/ OPGJ Aleksandër Lilo i dënuar burg për ryshfet nga

Ku mes të tjerash, përfaqësuesi i ONM, u paraqiti si provë korrupsioni dhe vendimin për fshirjen e dënimit të Oficerit të Policisë Gjyqësore të Sarandës, Aleksandër Lilo; madje kjo dosje, me kërkesë të ONM e Prokurorisë, është çuar për hetim dhe procedim në ILD e KLGJ.

Por megjithëse Aleksandër Lilo nuk bëri burg kundrejt ryshfetit 20 mijë Euro, që siç thuhet pagoi te grupi i shkarkuar nga Vettingu, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia nuk i kanë shfuqizuar vendimet për përjashtimin e tij përfundimtar nga drejtësia, policia e administrata.

Por këto ndëshkime, i ka shpërfillur krye bashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi; i cili 1 muaj pas fillimit të detyrës, e ka emëruar drejtues të Policisë Bashkiake, ish-Oficerin e Policisë Gjyqësore, Aleksandër Lilo, bashkëpunëtorin e grupeve kriminale dhe ryshfeteve nga trafikantët e drogës

Denoncimet që kanë ardhur në “Pamfleti”, nga punonjës të Bashkisë e banorë të Sarandës, thonë se krye bashkiaku Oltion Çaçi, e ka emëruar në krye të Policisë Bashkiake, si “të fortin” e Sarandës dhe “usta” të pazareve për tokat e grabitura e ndërtimet pa leje.

Një nga detyrat speciale të krye policit të Bashkisë të Sarandës, njohur me nofkën “Derrkuci”, është siguria e  Hotel& Resort “Flower- Saranda” në pronësi të krye bashkiakut Oltion Çaçi, si dhe goditja me gjoba, bllokime aktiviteti e prishje mjedisesh të bizneseve rivale gjatë sezonit të plazhit, detyrë që bëri shumë mirë këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *