Gruaja e Shpëtim Idrizit, kushërirë dhe këshilltare e guvernatorit Gent Sejko për fondacionet mashtruese të kredive

Spread the love

 Guvernatori i Bankës së Shtetit, i ka ngarkuar detyrën “eksperte” për sektorin e fondacioneve mashtruese, mbajtjes së kontakteve me pronarët, hartimin e raporteve të aktiviteteve të  tyre; por bën dhe biznes me 200 milionë lekë obligacione te Banka e Shtetit e bankat private, si dhe bilancet e 11 firmave të djalit e ortakut Arjan Çukaj i kullave, të cilat i nxjerrë me humbje…

“Pamfleti” ka denoncuar me dhjetëra herë me fakte, mashtrimin dhe zhvatjen që u bëhet qytetarëve, nëpërmjet agjencive të quajtura fondacione kredi-dhënëse, të licencuar nga Banka e Shtetit, prej 10 vitesh të mbrojtura nga guvernatori Gent Sejko, i cili është pjesë e këtij rrjeti mafioz, si përfitues nëpërmjet familjarëve të afërt.

Pavarësisht se ka një hetim administrativ nga Ministria e Drejtësisë, një hetim nga SPAK, dhe qysh prej muajit korrik 2022 është arrestuar kreu i grupit, Arben Meskuti e janë në kërkim ortakët Olsi e Elda Ibro, Guvernatori Gent Sejko, jo vetëm nuk ua heq licencat, por ua rinovon.

Personi i besuar që përdor guvernatori Gent Sejko, për të bashkëpunuar ilegalisht me këto fondacione mashtruese të kredive zhvatëse si “Micro Credit Albania” (MCA), “IuteCredit”, “Besa” etj.; është Enkela Idrizi, këshilltare dhe kushërirë e tij, njëherazi gruaja e Kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, që paguhet 2500 Euro në muaj.

Gruas së Shpëtim Idrizit dhe kushërirës së tij këshilltare, guvernatori i Bankës së Shtetit, Gent Sejko, i ka ngarkuar detyrën “eksperte” për sektorin e fondacioneve mashtruese të kredive, madje duke i dhënë të drejtën e paligjshme, për të hartuar raportet e aktivitetit të tyre dhe për të mbajtur kontaktet me pronarët.

Në raportet që harton gruaja e kryetarit të partisë çame për fondacionet mashtruese të kredive, raporton sikur ato kryejnë aktivitete korrekte sipas ligjit; madje sikur ndaj tyre nuk ka ankesa e denoncime, kur qindra denoncime i janë dërguar guvernatorit dhe çdo ditë ka artikuj në media.

E sikur mos të mjaftonte ky mashtrim, gruaja e Shpëtim Idrizit, bën biznes me 200 milionë lekë obligacione në Bankën e Shtetit ku është këshilltare e guvernatorit dhe në bankat private, kur sipas ligjit në të dy rastet është në konflikt interesi.

Gjersa ILDKPI nuk i heton burimin e të ardhurave, është detyrë e SPAK-ut, të fillojë hetim se ku i ka gjetur ajo dhe burri i saj deputet Shpëtim Idrizi, 200 milionë lekët e depozituara obligacione; 15 milionë lekë gjendje në shtëpi, miliona lekë në llogaritë bankare, blerje banesash, shlyerje kredi bankare, 120 mijë Euro që kanë blerë makina luksoze etj. etj.

Gruaja e Shpëtim Idrizit, kushërirë dhe këshilltare e

Përveç kësaj, gruaja e Shpëtim Idrizit, në shkelje të ligjit mbi konfliktin e interesit e Statutit të Bankës së Shtetit ku është këshilltare e guvernatorit, punon privatisht si eksperte bilancesh të 4 firmat e djalit të saj Denion Idrizi, dhe 7 bizneset e ortakut Arjan Çukaj, të cilat i ka nxjerrë me fitim minimale, me humbje e nuk ka bilance tatimore prej disa vitesh.


Konkretisht, te “Universiteti Metropolitan-Tirana” të cilin e ka nxjerrë me 14 milionë lekë fitim; te firma “Ferar Sh,p.k” e ndërtimit të pallateve e kullave, të cilën e ka nxjerrë me humbje; te firma e ndërtimit “C&S Construction” me fitim 1.4 milionë lekë; firma “CE&Rapuni HEC-1” është 7 vite pa bilance dhe firmat “Coninvest”  e “Metrotech” me humbje.

Po kështu, të 4 bizneset e djalit “Parkngo”, “Dlsol” e “Coninvest” që e ka në orakëri me Arjan Çukajn dhe te firma “Solid Construction” që e ka në ortakëri me Klodian Allajbeun, pronarin e Spitalit Amerikan, me të cilin kanë bërë shitje fiktive të aksioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *