BKH po heton denoncimin e Nuredin Dumani: Ilir Meta ka porositur vrasje me pagesë

Spread the love

Në objektin e hetimit, si vrasje me pagesë të porositura nga Ilir Meta, duhen futur edhe vrasja e ish-Ambasadorit, Qazim Tepshi në Çeki dhe Drejtorit Juridik të Ministrisë së Ekonomisë, Zamir Stefani, disa ditë pas thirrjes nga Prokuroria, si dëshmitarë të aferës CEZ-DIA…

Për Ilir Metën po shtohen telashet me hetime të tjera, këtë herë, me indicien se gjatë kohës kur ishte në pushtet me Sali Berishën, me Edi Ramën e President, ka porositur vrasje me pagesë.

Këtë indicie, SPAK-ut ia dha killeri Nuredin Dumani, 2 muaj pas arrestimit kur pranoi të bëhej i penduar i drejtësisë, duke rrëfyer vrasjet, rrëmbimet e gjobë vëniet dhe porositësit e tyre, mes të cilëve ka pasur dhe pushtetarë të lartë.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, rezulton se Nuredin Dumani, i ka dhënë SPAK-ut informacion të detajuar, me emra konkret personash të piketuar nga Ilir Meta, për t’u eleminuar, për t’u kërcënuar, rrëmbyer e zhdukur.

Në dëshminë konfidenciale, që përveç SPAK-ut e kanë regjistruar dhe agjentët e FBI, killeri Nuredin Dumani ka rrëfyer datat dhe rrethanat e porositjes së vrasjeve, ndërmjetësit, vlerat e paguara paradhënie, vlerat totale dhe grupet kriminale që kanë angazhuar korrierët e Ilir Metës.

Dëshmia e Nuredin Dumanit kundër Ilir Metës, nuk është konsideruar shpifje apo ndjenjë hakmarrëse e një krimineli, por burim i informacion real; sepse Nuredin Dumani, ka pranuar që ka marrë vetë porosi vrasjesh për llogari të Ilir Metës, nga grupet kriminale që ishin paguar.

Kur u publikua ky denoncim, Ilir Meta ishte ende President Republike e nuk bëri asnjë reagim publik vetë, por financoi disa media, për ta trajtuar si shpifje ordinere e një krimineli.

Ndërsa ndaj SPAK-ut, nisën akuzat se përse nuk filloi hetimin për deklaratën e Nuredin Dumanit, as pas ikjes së Ilir Metës nga Presidenca, ndërsa ky mendoi se çështja u la në heshtje.

Por para disa ditësh, SPAK ka ngarkuar një ekip të BKH-së i mbikëqyrur nga ekspertë të FBI, që kanë nisur të hetojnë denoncimin e Nuredin Dumanit për Ilir Metën, duke e bashkuar me dëshmi nga të penduar të tjerë të grupeve kriminale, ku emri i Ilir Metës ka dalë përsëri direkt e indirekt, si porositës vrasjesh, rrëmbimesh e zhdukje personash.

Në këtë hetim, që BKH ka nisur për rolin e Ilir Metës si porositës vrasjesh me pagesë, referuar dhe listës që ka deklaruar Nuredin Dumani e të tjerët, do kalojnë në skaner vrasjet dhe zhdukjet e rivalëve politikë, por dhe bashkëpunëtorëve të tij në afera, krime e trafiqe, të cilët kanë qenë dëshmitarë të thirrur nga drejtësia.

Në listën e hetimit, do jetë vrasja me atentat e Aleksandër Ndokës më 8 dhjetor 2017 në Lezhë, si dhe rrëmbimi e zhdukja më 22 mars 2010 e ish-Drejtorit të Alb-kromit, Eduard Belegu, ish-i besuari i Ilir Metës në shumë afera korrupsioni miliona euro.

Por në objektin e hetimit, si vrasje me pagesë të porositura nga Ilir Meta, duhen futur edhe vrasja e ish-Ambasadorit Qazim Tepshi në Çeki, dhe Drejtorit Juridik të Ministrisë së Ekonomisë, Zamir Stefani, disa ditë pas thirrjes nga Prokuroria, si dëshmitarë të CEZ-DIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *