Nis zbatimi i amnistisë penale, Manja: Asnjë zyrtar i lartë nuk lirohet nga burgu, kursehen 30 milionë euro nga buxheti i shtetit

Spread the love

Sot nisi zbatimi i amnistisë penale. Pas një vizite në burgun e Rrogozhinës, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se do të përfitojnë rreth 800 të dënuar. 

Ai theksoi se asnjë zyrtar i lartë, i cili është dënuar nga GJKKO, nuk përfiton nga amnistia penale. Manja shtoi më tej se buxheti i shtetit kursen 30 milionë euro nga kjo amnisti.

“Përfituese janë 15 gra, ndërsa 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi. Urimi im shkon për familjet e tyre, por edhe për ata. Uroj të ketë bashkim normal, t’i kthehen punës së ndershme. Kjo ishte porosia që dhashë te një grup të dënuarish, mos e ktheni kokën mbrama, mbi çdo gjë është familja. Dua të falendroj edhe drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, që përgjatë kësaj kohe, kanë përpunuar dokumentacionin e 1600 personave. Ky proces do të vazhdojë. Shifrat, kategoritë e personave do t’i merrni në ditët në vijim, asnjë zyrtar i lartë që aktualisht vuan dënimin, nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi, janë një numër sa gishtat e një dore, lirohen me ulje dënimi, Kategori përfituese të zyrtarëve të lartë, nuk ka. Kostoja për një të burgosur është 36.5 euro, buxhetit të shtetit i kursen 30 milionë euro”, tha Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *