Izolimi i Sali Berishës bën bujë deri në Moskë: Përdori ndikimin e tij për të pasuruar familjarët!

Spread the love

Përveç mediave evropiane, mbi masën e sigurisë ndaj Berishës kanë raportuar edhe mediat ruse…

Vendosja e Sali Berishës nën arrest shtëpie ka bërë bujë në shumë media ndërkombëtare. Mediat e Evropës raportuan me shpejtësi për izolimin e tij, por duket se lajmi ka shkuar deri në Rusi.

Disa media në Moskë kanë shkruar për këtë zhvillim, duke vënë theksin te akuzat e prokurorisë, por edhe damka që amerikanët i kanë vënë Sali Berishës. Janë një sërë mediash ruse që kanë raportuar, duke deklaruar se Sali Berisha ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar veten dhe familjarët.

Ai akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ishte në detyrë. Prokurorët pretendojnë se Berisha, 79 vjeç, përdori ndikimin e tij midis viteve 2005 dhe 2009 për të pasuruar të afërmit e tij, përfshirë dhëndrin Jamarbër Malltezi, përmes pakteve për privatizimin e një toke shtetërore. Gjykata mbështeti kërkesën e prokurorisë dhe zëvendësoi masën e mëparshme parandaluese me arrest shtëpie, duke i ndaluar Berishës daljen jashtë vendit”, shprehet “Mos News”.

Në të njëjtnë linjë është edhe portali “Lenta.ru”. Po ashtu ky portal përmend faktin se Sali Berisha është sanksionuar nga amerikanët për korrupsion madhor.

Berisha shërbeu si president nga 1992 deri në 1997 dhe kryeministër nga 2005 deri në 2013. Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara i ndaluan hyrjen atij dhe familjes së tij dhe Departamenti i Shtetit e akuzoi atë për përfshirje në praktika korruptive gjatë kohës që shërbente si kryeministër, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale”, thekson media ruse.

Një ditë më parë ishin agjencitë ndërkombëtare si “Reuters”, “AP”, “Euro News”, që i bënë jehonë arrestimit të Berishës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *