Sara Hoxha konfirmon pjesmarrjen e Romeo Veshajt në BBV3, urojmë të mos jetë paracaktuar fituesi

Spread the love

Gjatë bisedës në “Më lër të flas”, Sara Hoxha duket se dha indikacione se një prej personazheve të “BBV3” do të jetë dhe Romeo Veshaj.

“Personazhet do të jenë shumë të njohur, ndoshta dhe ti Donald do kesh të njohur aty”, i tha Sara Donaldit, ndërsa Donaldi duke qeshur ia ktheu: “Po, mbase njoh ndonjë nga ata”.

Prej kohësh përflitet se Romeo mund të jetë një prej banorëve, por ai dhe as produksioni nuk ka konfirmuar asgjë.

“Pamfleti” më herët ka lajmëruar edhe se Romeo mund të jetë përcaktuar për fitues. E kjo gjë u pa edhe nga afrimiteti që vëllezërit Veshaj kishin me një prej pronareve të Top Medias. Jo për gjë, por më herët është përfolur për një lidhje intime mes Romeos dhe Lori Hoxhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *