Emrat/ 26 drejtues policie që vettingu i rrëzoi, por Babloku nuk lejoi përjashtimin e tyre

Spread the love

Të bënë përshtypje, fakti që vettingu ka nxjerrë të pa përshtatshëm e duhen përjashtuar nga policia, drejtorët e Kufi-Migracionit të qarqeve Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Vlorë e Shkodër dhe drejtues të lartë të sektorëve të anti- krimit, anti- terrorit, anti- trafiqeve, kontrollit e informacionit konfidencial policor e të anti- krimit…

Më 26 tetor, “Pamfleti”, bëri publike marrëveshjen e përbashkët të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme, për të mos publikuar rezultatin e Vettingut të 34 drejtuesve policor.

Nuk ishte marrëveshje ligjore, por pazar mes tyre, për të mos bërë publik emrat e 26 drejtuesve të policisë, për të cilët komisioni i vettingut, ka vendosur të shkarkohen e përjashtohen për paaftësi profesionale, pasuri të paligjshme e fshehje të tyre; prova korrupsioni, përfshirje në veprimtari kriminale e dekonspirim të dhënash policore.

Më 15 tetor 2023, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, njoftuan se brenda datës 31 tetor 2023, do publikonin rezultatet e vettingut, me emrat atyre që do qëndronin dhe të atyre që do përjashtoheshin nga policia.

Por më 25 tetor vendosën të mos i publikojnë, sepse panë që nga 34 drejtues të lartë policie, 26 kanë dalë me abuzime të rënda gjatë ushtrimit të detyrave që kanë pasur, të cilat vetingu i përcakton si shkelje të rënda ligjore, që nuk lejojnë qëndrimin e tyre në polici.

Mirëpo, ata nuk do shkarkohen nga detyrat dhe nuk do përjashtohen nga policia, sepse janë militantë PS, janë të lidhur me kupolën shtetërore, me oligarkët dhe me grupe të tjerë interesi e “të fortë” që mbanë pranë Babloku.

“Pamfleti” ka siguruar emrat e 26 drejtuesve, që janë rrëzuar në vetting dhe duhen përjashtuar nga policia, por sipas informacionit, ka qenë Babloku që ka urdhëruar anulimin e vendimit të vettingut dhe mos publikimin e emrave të tyre, sepse ata nuk do të përjashtohen:

Ja emrat dhe detyrat e 26 drejtuesve të lartë të policisë, që dolën “blozë” në Vetting:

1. Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

2. Rebani Jaupi, Drejtor i Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

3. Altin Qato, Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

4. Arjan Muça, Drejtor Kundër Narkotikëve e Trafiqeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

5. Edmond Rizaj, Drejtor i Hetimit në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

6. Edmond Sulaj, Drejtor për Krimin ndaj Personit e Pasurive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

7. Fatmir Lleshaj, Drejtor i Menaxhim-Drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

8. Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

9. Hamdi Fjora, Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

10. Thodhori Gravani, Drejtor i Protokollit e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

11. Gentian Ndoi, Drejtor i për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

12. Vilma Ibrahimi, Drejtore e Analizë-Informacionit Kriminal në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

13. Ilir Proda, Drejtor i Policisë Qarku-Elbasan.

14. Kastriot Skënderi, Drejtor i Policisë Qarku-Berat.

15. Lorenc Panganika, Drejtor Policisë Qarku-Fier.

16. Dhimitraq Ziu, Drejtor i Policisë Qarku-Dibër.

17. Ermal Muçaj, Drejtor i Policisë Qarku-Vlorë

18. Altin Merizaj, Drejtor i Kufi-Migracionit në Shkodër.

19. Arben Joca, Drejtor i Kufi-Migracionit në Tiranë.

20. Fatmir Hoxha, Drejtor i Kufi-Migracionit në Korçë.

21. Luan Arifaj, Drejtor i Kufi-Migracionit në Durrës.

22. Ndue Doçi, Drejtor i Kufi-Migracionit në Gjirokastër.

23. Eduard Sulejmani, Drejtor i Kufi-Migracionit në Vlorë.

24. Alban Dautaj, Drejtori i Anti-terrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

25. Elidon Çela, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Qarku-Tiranë.

26. Vasil Dode, Drejtor i Planifikim-Kontrollit në Gardën e Republikës.

Në listën totale për kalimin në proces vettingu, janë 388 drejtues të lartë policie, por rezultati i grupit të parë me 34 drejtues, vërtetoi perceptimin e shqiptarëve, spastrimet e bëra në 100 ditët e drejtimit nga ministri Taulant Balla dhe raportet e FBI, DEA e EUROPOL, se kupola e policisë shqiptare është e kapur nga krimi./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *