Në makinën e bandës së Xibrakës është gjetur epikriza e Gregut me “Nonseminoma Testikular”

Spread the love

Nuk është rastësi, që ashtu si në Xibarkë, emri i Olsi Ramës ka dalë edhe në disa afera e banda mafioze: nga tokat në Himarë, pastrimi i parave të oligarkëve me Gaz Demin në futboll; në koncesionet e naftës me kinezët e PPP tatimore, në bastet online me Fidel Yllin e Endri Meksin dhe te grupi kriminal “Call- Center” me Amant Josifin e mafien maltezo-ruso-bjelloruse…

Në emisionin “Opinion” të TV-Klan, këshilltari Baton Haxhiu i kryeministrit Edi Rama, ulërinte duke quajtur “shpifje” indiciet dhe faktet që publikoi deputeti Gazmend Bardhi, për dyshime se Olsi Rama ka qenë pjesë e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edhe Olsi Rama, pasi i bëri “biografinë” deputetit Gazmend Bardhi, tha se akuzat  ndaj tij janë “shpifje”, por pranoi se ka pasur njohje me një prej anëtarëve të bandës së Xibrakës.

Janë 10 indicie e fakte, që krijojnë 3 dyshime të arsyeshme, për të ri-hapur hetimin:

– Së pari, Olsi Rama ka qenë pjesë e bandës së Xibrakës, sepse ka pranuar vetë njohjen me një prej tyre, ndërsa sipas sistemit TIMS, ka udhëtuar me bosët laboratorit të Xibrakës në të njëjtat makina, dhe ka përdorur disa herë makinën e tyre duke dalë jashtë Shqipërisë, madje dhe një ditë para e pasi u futën kolumbianët.

– Së dyti, policia (Artan Didi, Drejtor e Neritan Nallbati Drejtor i Elbasanit), hoqën emrin e Olsi Ramës nga raporti i provave që dorëzuan në prokurori, duke e specifikuar “Person Hije”.

– Së treti, prokurorët e dosjes “Xibraka”, Olsi Çela e Edvin Kondili, nuk kanë bërë asnjë veprim hetimor për “Personin hije me trup të gjatë e flokë të shkurtër”, megjithëse ky ishte përdorues e makinës së Xibrakës me targë “AA 653 DM”.

Por ka dhe dy fakte të tjera, që detyrojnë ri-hetimin e dosjes “Xibraka”:

1. Policia e Shtetit në Pikën Kufitare-Morinë, ka fshirë nga regjistri elektronik, targën e makinës “AA 653 DM”, me të cilën ka dalë e ka hyrë Olis Rama një ditë para e një ditë pasi kanë hyrë në Shqipëri dy kolumbianët që u kapën te laboratori i Xibrakës.

2. Në makinën me targë “AA 653 DM” të bandës së Xibrakës që përdorte Olsi Rama, policia ka gjetur dosjen e epikrizës mjekësore të Gregor Ramës, që është trajtuar me kimioterapi për tumorin e testikujve “Nonseminoma Testikular” në Greqi e SHBA gjatë vitit 2006 e 2009.

Po dhe këtë provë materiale, që krijon bindjen se makina e Xibrakës ka qenë mjet në përdorim personal të Olsi Ramës, policia nuk e ka dorëzuar në prokurori, madje as gjurmët e gishtave të Olsi Ramës në makinë.

Edhe këto fakte që po publikon “Pamfleti”, Batonët e Bablokut do t’i quajnë “shpifje”, por faktikisht janë indicie për SPAK-un, që të hetojë Olsi Ramën për përfshirje te laboratori i kokainës në Xibrakë, si dhe ata që i kanë zhdukur provat dhe emrin e tij nga dosje, për ta shpëtuar nga përballja me drejtësinë.

Sepse nuk është rastësi, që ashtu si në Xibrakë, emri i Olsi Ramës ka dalë në disa afera e banda mafioze: nga tokat në Himarë, pastrimi i parave të oligarkëve me Gaz Demin në futboll; në koncesionet e naftës me kinezët e PPP tatimore, në bastet online me Fidel Yllin e Endri Meksin dhe te grupi kriminal “Call-Center” me Amant Josifin e mafien maltezo-ruso-bjelloruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *