Ilir Beqja dorëzon në SPAK kartelë mjekësore me simptomën “Sinkopi”

Spread the love

Edhe nëse prokurorët e dosjes, Edvin Kondili e Ened Nakuçi dhe shefi i SPAK, Altin Dumani, do ta quajnë të vërtetë mashtrimin me “sëmundjen” që është sajuar e shënuar te kartela e mjekësore e Ilir Beqjas, nuk mund ta lënë pa e proceduar penalisht, sepse ka urdhëruar gjykata që ai të merret i pandehur…

Sipas një informacioni konfidencial nga burime brenda SPAK-ut, ish-ministri Ilir Beqja, këtë javë ka bërë tentativën e dytë, për t’i shpëtuar procedimit penal dhe prangave për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Nëpërmjet shërbimit postar, Ilir Beqja ka dorëzuar në SPAK një kartelë mjekësore, të shoqëruar me epikrizë dhe me kërkesën për të mos e marrë të pandehur, por këtë gjë e ka vendosur gjyqtari Erjon Bani, kur konstatoi se SPAK e kishte lënë jashtë hetimit në shkelje të ligjit.

Epikriza e shënuar në kartelën mjekësore, e paraqet Ilir Beqjan me simptomën “Sinkopi”, që është humbje e pa kontrolluar dhe e shpeshtë e vetëdijes, paqartësisë për të vepruar, destabilitet mendimi, humbje të ndërgjegjes e bllokim të koshiencës, që çon në veprime të pa kontrolluara të vetes e vartësve.

Sipas kronologjisë së ekzaminimit e trajtimeve të pasqyruara në kartelën mjekësore, konstatohet se simptoma “Sinkopi”, Ilir Beqjas i ka filluar 1 vit pas emërimit Ministër Shëndetësie, gjë të cilën nuk e paska vënë re askush në qeveri, gjatë fushatave elektorale e nëpër ahengje.

Për çudi apo për koincidencë, mjekët që i kanë lëshuar këtë epikrizë, kanë shënuar në kartelë, periudha dhe data prekjesh e trajtimesh nga “Sinkopi”, vetëm gjatë ditëve kur Ilir Beqja ka sajuar, hartuar, firmosur dhe finalizuar PPP-të në shëndetësi.

Pra, siç kriminelët, që për të shpëtuar nga burgosja, paraqesin kartela me epikriza false si të çmendur e pa koshiencë kur kanë kryer krimet; kështu po vepron dhe Ilir Beqja për të shpëtuar nga procedimi penal e burgu, duke paraqitur kartelë mjekësore, sikur gjatë periudhës që ka bërë PPP-të, ka qenë i prekur nga mungesa e vetëdijes, paqartësia për të vepruar, destabiliteti mendor, humbja e ndërgjegjes dhe bllokimi i koshiencës me pasojë mungesë kontrolli veprimesh.

Mjafton kjo, për të kuptuar se Ilir Beqja, ish-ministri i korrupsionit 1.5 miliardë Euro tenderë dhe 480 milionë Euro koncesione në shëndetësi, nuk arriti ta mbyllte dot dosjen me çekun “1 milion” që u dha prokurorëve, të cilët e lanë jashtë procedimit penal, ndërsa tani po tenton të shpëtojë me mashtrime epikrizash mjekësore.

Edhe nëse prokurorët e dosjes, Edvin Kondili e Ened Nakuçi dhe shefi i SPAK, Altin Dumani, do ta quajnë të vërtetë mashtrimin me “sëmundjen” që është sajuar e shënuar te kartela e mjekësore e Ilir Beqjas, nuk mund ta lënë pa e proceduar penalisht, sepse ka urdhëruar gjykata që ai të merret i pandehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *