Yxhym hajdutësh: Në 5 ditët e fundit të vitit, 610 tenderë, ankande e koncesione të përshpejtuara

Spread the love

Edhe viti 2024 në datat 3 deri në 5 janar, do fillojë me 530 tenderë dhe 70 koncesione pyjesh, minerare e PPP; shumica të shpallur 3 ditët e fundit të këtij viti, madje tenderë janë shpallur e janë bërë edhe më 25 dhjetor që ishte ditë pushimi zyrtar…

Në këtë fund viti, “Pamfleti” ka kryer një investigim në regjistrin e Agjencisë së Prokurimeve Publike që varet nga kryeministria, dhe në regjistrin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara që varet nga Ministria e Brendshme, ku zhvillohen 100% e tenderëve me vlera të larta financiare.

Të dhënat tregojnë, se 3 javët e para të dhjetorit, institucionet shtetërore të çdo kategorie e niveli, kanë finalizuar 1790 procedura të shpallura më parë, për tenderë, ankande e koncesione dhënie të pasurie publike me afate 5 deri 10 vite.

Por ndryshe nga ritmi i zakonshëm gjatë muajve të tjerë, në 5 ditët fundit të vitit, madje edhe më 25 dhjetor që ishte pushim zyrtar, drejtuesit e institucioneve e shërbimeve publike, kanë shpallur, kanë bërë e po bëjnë 610 tenderë, ose afro trefishin e krejt muajit dhjetor.

Rekord janë tenderët që ka shpallur Ministria e Shëndetësisë, QSUT,  Qendra Spitalore e Traumës, spitalet zonale; drejtoria e rrugëve, FSHZH, KESH, OSHEE, 13 Inspektoratet, agjencitë, sektori i Turizëm-Mjedisit, Policia dhe institucionet e drejtësisë.

Ndërsa rekord për shpallje tenderësh më shumicë në fund të vitit 2023, është Bashkia e Tiranës, pasuar nga bashkitë e Durrësit, Lushnjës, Vlorës, Elbasanit, Fierit, Korçës, Gjirokastrës, Krujës, Kukësit, Matit, Dibrës etj., me objekt investimesh e shërbimesh, që sipas planifikimit buxhetor i përkasin 6 mujorit të dytë të vitit 2024.

Ky vërshim tenderësh, po justifikohet me gjoja “merakun dhe nxitimin për të mos djegur fondet vjetore”; por është mashtrim, sepse ligji për djegien e fondeve të pa përdorura brenda vitit buxhetor, është shfuqizuar qysh në qershor 2012, dhe ato i mund të përdoren në vitin pasardhës.

Referuar regjistrave të Agjencisë së Prokurimeve Publike e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, konstatohet se dhe viti 2024 në datat 3 deri në 5 janar, do fillojë me 530 tenderë dhe 70 koncesione pyjesh, minerare e PPP, shumica të shpallur dy ditët e fundit të këtij viti.

Yxhymi i drejtuesve shtetëror mbi milionat e buxhetit të shtetit, në këtë fund vit e në fillim të vitit 2024, ka edhe një tregues tjetër: tenderët e shërbimeve publike, janë dhënë me afat 3 deri në 4 vite ndërsa ankandet dhe koncesionet për objekte, pyje, toka, gurore e sheshe parkimesh janë dhënë me afate 10-20 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *