Si mashtroi Ilir Beqja edhe te dera e SPAK për lidhjet me Ermal Kurtulajn

Spread the love

SPAK-ut i kujtojmë, se në sistemin tatimor, janë të gjitha transaksionet shitje-blerje-transferta brenda e jashtë Shqipërisë me kompanitë “INTECH+”, “Delta Pharma”, “Delta Holding”, restorant “Gzona”, “Gold Health”, “FIAA”, “Luga e Artë”, dhe restorantin “Me Nam” të komikut Ermal Mamaqi deri më 15 dhjetor 2023…

Pas daljes nga SPAK, ku paraqitet si “i pandehur” për aferën e pajisjeve kirurgjikale, Ilir Beqja u pyet për lidhjet me sekserin Ermal Kurtulaj, tashmë sëbashku nën hetim për mashtrim fiskal dhe pastrim parash me restorant “Gzona”, “Gold Health”, “FIAA”, “Luga e Artë”, “Delta Pharma” dhe restorantin “Me Nam” të komikut Ermal Mamaqi.

Edhe te dera e SPAK-ut, “monstra” Ilir Beqja guxoi e mashtroi, duke thënë se me Ermal Kurtulajn kishte njohje, por gjoja nuk ka pasur lidhje pune zyrtare e as biznesesh me të.

Mashtroi dhe për pronësinë e restorantit “Gzona” te Kalaja e Tiranës, duke thënë se gruaja e tij është shkëputur në muajin shkurt 2020; madje tha, se për 1 vit punë ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra pagë, ose 100 Euro në muaj, kur ajo ishte pronare dhe nga 300 Euro ka paguar kamarierët.

Për lidhjet me sekserin Ermal Kurtulaj, ish-ministri krye hajdut i PPP-ve në shëndetësi dhe “lavatriçe” e pastrimit të parave me bizneset e restoranteve e ilaçeve, tha se ai ishte marrë me një projekt, që rastësisht kishte lidhje me Drejtorinë e Donacioneve.

Marrja e këtij projekti të quajtur “EPHIK” (Përmirëso Kujdesin Parësor Shëndetësor në Këlcyrë) me vlerë 340 mijë Euro financim nga Qeveria Italiane, i është dhënë në administrim Drejtorisë së Donacioneve, ku drejtor ishte Ilir Beqja dhe ka nisur më 5 korrik 2022.

Nuk është rastësi, që këtë projekt të kujdesit shëndetësor, i cili nuk është bërë, por janë plotësuar letrat fiktivisht, Ilir Beqja ia dha Ermal Kurtulajt, të cilin 1 muaj para dhënies së projektit, e kishte emëruar Shef Kontaktesh te Drejtoria e Donacioneve të Huaja në Kryeministri.

Për ta faktuar, “Pamfleti” po publikon deklarimin e Ermal Kurtulajt në “CV-Linkedin”, që vërteton se në qershor 2022 është emëruar Shef Kontaktesh në Drejtorinë e Donacioneve; dhe dokumentin tatimor, që vërteton se Ilir Beqja e ka emëruar drejtues të projektit shtetëror “EPIK” me pagë mujore 1.5 milionë lekë.

Po publikojmë dhe dokumentin tatimor, që vërteton se nga data 3 janar 2014 e deri më 31 janar 2016 kur Ilir Beqja ishte Ministër i Shëndetësisë, Ermal Kurtulaj ishte në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me 3 detyra: Drejtor për menaxhimin e ilaçeve të rimbursuara, për kontratat me kompanitë e importit të ilaçeve; për përzgjedhjen e farmacive shitëse me rimbursim dhe mbikëqyrjen e tyre.

Dhe lidhjet e tyre në biznese, i vërteton dokumenti tatimor, ku Ermal Kurtulaj, përveçse Drejtor të Fondi i Kujdesit Shëndetësor, Shef të Drejtoria e Donacioneve në kryeministri dhe te projekti shtetëror shëndetësor “EPIK”, figuron i punësuar Shef Finance dhe për veprimet bankare, në kompaninë “INTECH+Sh.p.k” të Ilir Beqjes, me pagë mujore 1 milionë 260 mijë lekë.

Si mashtroi Ilir Beqja edhe te dera e SPAK për lidhjet me Ermal Kurtulajn

SPAK-ut i kujtojmë, se në sistemin tatimor “C@ts”, janë të gjitha transaksionet shitje-blerje-transferta brenda e jashtë Shqipërisë me kompanitë “INTECH+”, “Delta Pharma”, “Delta Holding”, restorant “Gzona”, “Gold Health”, “FIAA”, “Luga e Artë” dhe restorantin “Me Nam” të komikut Ermal Mamaqi deri më 15 dhjetor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *