“Rithemelimi” denoncon në SPAK Marsida Xhaferllarin: Dha vendime kundër kërkesës së Berishës, mori pjesë në festën e Bashës!

Spread the love

Anëtarja e Rithemelimit, Adriana Kalaja, iu drejtua SPAK me një denoncim ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, e cila sipas saj është në konflikt interesi pasi ka marrë në shqyrtim dhe ka votuar për çështje ku kërkues është edhe personi që ajo bashkëjeton, Enkeleid Alibeaj.

I kam kërkuar SPAK të sekuestrojë gjithë pajisjet elektronike që disponon zonja Xhaferllari, kamerat e gjykatës kushtetuese ku do evidentohet sipas informacioneve që kam, sesi zonja Xhaferllari në shpërdorim të detyrës shkon zyrë më zyrë duke i bërë presion minimal këtyre gjyqtarëve të votojnë pro kërkesës së zotit Basha dhe mbështetësve të tij.”- tha Kalaja.

Përfaqësuesja e Rithemelimit i referohet në fakt padisë së PD-së për marrëveshjen Rama-Meloni, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, e në fakt u pranua kërkesa e grupit të mbështetësve të Gazmend Bardhit.

Adriana Kalaja thotë se ka informacione se Xhaferllari ka dhënë votë kundër padisë së 29 deputetëve mbështetës të Berishës në tentativën për të parandaluar masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit.

Ndërkohë që Alibeaj voton pro heqjes së Berishës…Nga ana tjetër kjo zonjë që bashkëjeton me Alibeaj voton kundër kësaj kërkese.”- tha Kalaja.

Atë që quan të paprecedentë, është prania e një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese në një festë politike.

Këtu kemi zonjën Xhaferllari në festën e organizuar nga grupimi i Bashës, personi ngjitur është Alibeaj, kjo ka dale me video, dhe në moment që bëra denoncimin video është fshirë nga faqja e personit.”- u shpreh Kalaja.

Marsida Xhaferllari deri në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha u distancua nga Sali Berisha, ka qenë një votë nën influencën e Berishës dhe Metës, i cili u investua duke e emëruar në Gjykatën Kushtetuese.

Qasja e Berishës ka ndryshuar nga koha kur Alibeaj u reshtua në krah të Bashës dhe SHBA-ve, e përmes përfaqësuesve të Rithemelimit, i mëshon skenarit të bashkëjetesës Xhaferllari-Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *