Ministri i Financave, Ervin Mete, me 5 kredi paralele 280 mijë euro; e shoqja Ledja Mete, drejtoreshë e PPP- Butrintit

Spread the love

Kur ishte Zv/ministër i Financave; sipas dosjes së SPAK, ka firmosur PPP-të e landfilleve dhe ka dalë në përgjime si pazarxhi me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin…

Në të gjithë denoncimet, që Foltorja ka bërë kundër kompanisë së biznesit ndërtimor, turistik e arsimor, të maskuar si “Fondacioni Shqiptaro-Amerikan” me drejtues ndërtuesin Aleksandër Sarapuli; nuk ka përmendur faktin, që drejtoreshë e projekteve, është Ledja Mete, gruaja e Ministrit të Financave, Ervin Mete.

Ajo ka nisur punë te ky fondacion në mars 2019, si drejtoreshë për ide projektesh dhe menaxhimin e tyre, ndërsa para 1 viti, zëvendësoi Endrit Yzeirajn, drejtor i menaxhimit të projekteve financiare, i cili u emërua e vazhdon të jetë Zv/ministër i Financave për projektet e kontratat koncesionare, mes tyre PPP-Butrinti.

Ndërsa Ervin Mete, është Ministër i Financave, përfaqësues i klanit të Erjon Veliajt në qeverinë “Rilindja”; si kryetar e grupit “Mjaft”, i cili në dhjetor 2013 u katapultua prej tij Zv/ministër i Financave, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kryetar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe i kandiduar për deputet nga partia “G-99”.

Krahasuar me zv/ministrat e tjerë, bën përshtypje fakti, që gjatë kohës që ishte zv/ministër e para se të emërohej Ministër Financash, privatisht, Ervin Mete ka kaluar vlera të mëdha financiare, si gjoja  kursime nga pagat e nëpërmjet kredive bankare paralele që ka marrë.

Sipas deklarimit në formularin e pasurive, rezulton se ministri i Financave, Ervin Mete, në kohën që ka pasur pagë mujore 1.200 Euro, ka marrë 5 kredi bankare sikur ka biznese, pa dhënë asnjë motiv se për çfarë nevojash i ka marrë, por ka bërë dhe vijon shlyerjen sistematike të tyre.

Madje ka deklaruar dhe kursime të mëdha vjetore nga pagat, ka porositur vilë në Lalz e ka blerë 20 milionë lekë bono thesari; vlerat e të cilave, tejkalojnë mbi 2 herë vlerën e pagave që ka marrë, sikur të mos ketë shpenzuar asnjë qindarkë për jetën që bën.

Pesë kreditë bankare, ministri i Financave, Ervin Mete, i ka marrë në vitet 2019-2022, konkretisht në këto vlera: 107 mijë e 448 Euro; 40 mijë Euro; 65 mijë e 612 mijë Euro; 36 mijë e 862 Euro dhe 30 mijë Euro, që në total janë 280 mijë Euro.

Ministri i Financave, Ervin Mete, me 5 kredi paralele 280 mijë euro; e

Detyrat që Ervin Mete, ka ushtruar nga muaji dhjetor 2013 e deri sot, janë këto: Zv/ministër i Financave e shef kabineti i ministrit; anëtar dhe Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa prej 4 muajsh është Ministër i Ekonomi-Financave.

Lidhur me këtë fakt, ka dy indicie:

1. Po pastron paratë e përfituara kur ishte Zv/ministër i Financave e drejtor kabineti i ministrit; që sipas dosjes së SPAK, ka firmosur PPP-të e landfilleve dhe ka dalë në përgjime si pazarxhi me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.

2. Ose, po pastron milionat e babait Bilbil Mete, ish-prokuror i Tiranës, që merrej vetëm me dosjet korruptive të ministrave, drejtorëve e zyrtarëve hajdutë, si dhe të vrasësve e trafikantëve, deri në muajin dhjetor 2020, kur dha dorëheqjen 1 muaj para Vettingut.

SPAK e ka fuqinë për të hetuar, por dhe filtrat për të verifikuar burimet financiare faktike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *