Rrëzimi i avionit rus me 74 viktima, reagon Moska: Ushtarët ukrainas i vrau Kievi

Spread the love

Kryetari i Dumës ruse akuzoi sot Ukrainën për rrëzimin e avionit rus me 65 robër lufte ukrainas, i cili u rrëzua në rajonin e Belgorod.

Në avion raportohet të kenë qenë 74 persona në bord, ku askush nuk ka mundur t’i mbijetojë rrëzimit të avionit në qytetin e Belgorodit në kufi me Ukrainën.

“Ata vranë ushtarët e tyre”, tha Vyacheslav Volodin, duke iu drejtuar parlamentarëve rusë.

Përveç kësaj, gjenerali në pension Andrei Kartapolov tha se avioni rus Il-76 u rrëzua nga tre raketa që Perëndimi i ka ofruar Ukrainës. Edhe pse ai nuk shpjegoi burimin e këtij informacioni, Kartapolov shtoi se hetuesit do të zbulojnë nëse raketat ishin Patriot apo IRIS-T.

Sipas mediave vendase në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, i cituar nga faqja “Ukrainska Pravda”, tha se avioni po transportonte raketa për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-300, por nuk përmendi të burgosurit e luftës.

Asnjë nga detajet rreth personave në bord nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Aksidenti vjen teksa sulmet ruse në ukrainë po vazhdojnë në mënyrë intensive. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se si pasojë e një sulmi në qytetin verilindor, Kharkiv, u vranë 18 persona dhe plagosën 130.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *