Rreziqet e një Evrope të riarmatosur dhe dilemat e Amerikës

Spread the love

Që nga themelimi i NATO-s në vitin 1949, udhëheqësit amerikanë janë ankuar se aleanca nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen. Presidenti John F.Kennedy i tha në vitin 1963  Këshillit të Sigurisë Kombëtare se “ne nuk mund të vazhdojmë të paguajmë për mbrojtjen ushtarake të Evropës, në një kohë që shtetet e NATO-s nuk po paguajnë për pjesën që u takon”…

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes Frank Carlucci, deklaroi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të vitit 1981: “Nuk mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të përmirësojnë dhe forcojnë forcat amerikane në Evropë, nëse aleatët e tjerë nuk rrisin kontributin e tyre në përpjekjet e kombinuara të mbrojtjes”.

Fundi i Luftës së Ftohtë nuk ndihmoi aspak në përmirësimin e situatës. NATO e pranon se gati gjysma e anëtarëve nuk do të shpenzojnë këtë vit 2 për qind të PBB së tyre për mbrojtjen. Dhe kjo ndodh një dekadë pasi aleanca u zotua për të përmbushur këtë kriter bazë.

Lufta në Ukrainë ka nxitur rritjen e nevojshme por ende të pamjaftueshme të këtyre angazhimeve. Ndërkohë, zëra gjithnjë e më të spikatur në SHBA, mendojnë se “ka ardhur koha që Evropa të mbrohet me forcat e veta”, siç u shpreh kohët e fundit senatori republikan J.D.Vance. Argumenti është se Evropa nuk ka nevojë që të ndajë në mënyrë të barabartë barrën e saj të mbrojtjes.

Ajo duhet të përballet vetë me sfidën e mbrojtjes përballë një agresori të mundshëm si Rusia. Elbridge Colby, ish-zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes, ka artikuluar një pikëpamje të ngjashme: “Vetëm sepse Evropa nuk mundet të përballojë më shumë shpenzime për sigurinë e saj, kjo nuk do të thotë se Amerika nuk duhet të përqendrohet në Azi. Nëse për këtë do të duhet ta lëmë Evropën më të ekspozuar ndaj rreziqeve, ashtu qoftë!”.

Asnjëri nuk duket se po bën thirrje për largimin e plotë të Amerikës nga Evropa apo për shpërbërjen e NATO-s. Por theksi i tyre është i pagabueshëm. Por nëse kemi sukses që t’i bëjmë evropianët t`ia dalin vetë pa përdorur “Amerikën si patericë”, sa për të cituar Vance, a do të përfitonte nga kjo SHBA?

Hastings Ismay, Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, tha në mënyrë të famshme se qëllimi i aleancës është “të mbajë rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”. Rusët po marrin sot vëmendjen më të madhe, veçanërisht në dritën e agresionit të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës.

Por thirrjet për një autonomi më të madhe evropiane, ngrenë një çështje të dytë dhe më themelore në lidhje me strategjinë amerikane: pjesën gjermane të formulës së Ismay. Një pasojë e politikës amerikane të sigurisë që nga viti 1945, ka qenë shtypja e politikës evropiane: procesi përmes të cilit shtetet e armatosura marrin në konsideratë gamën e plotë të qëllimeve dhe mjeteve të politikës.

Suksesi i politikës liberale të pasluftës, dominimi i prioriteteve të brendshme social-demokratike dhe përparimi i bashkimit politik mbi-kombëtar – secila e mbështetur nga ushtria amerikane – kanë pasur një efekt qetësues.

Duke parë Evropën, shumë amerikanë ankohen se strategjitë tona të kushtueshme diplomatike dhe ushtarake, kanë nxitur mungesën seriozitetin në kontinentin e vjetër. Por a është kjo diçka e keqe për Amerikën? A duam ne që shtetet evropiane të riarmatosen, për të arritur diçka më afër vetë-mjaftueshmërisë strategjike, duke përfshirë ndoshta përhapjen e armëve bërthamore në lindje të aleancës?

Në mënyrë specifike nuk është Gjermania ajo që na shqetëson më shumë, edhe pse kontributet e një Gjermanie të bashkuar në sigurinë ndërkombëtare gjatë 150 viteve të fundit kanë qenë të përziera. Komenti i Ismay duhet të na kujtojë mundësinë e një politike evropiane më të gjerë.

Ndoshta mund t’i kemi harruar kasaphanat përgjatë të cilave në dy raste kontinenti ynë u shndërrua në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Pasuria dhe udhëheqja evropiane bënë pak për të vonuar, dhe shumë për të përshpejtuar mizorinë industriale në shkallë dhe të pamëshirshme në formë, lëvizjet e popullsisë, vrasjet e popujve të tërë, rekrutimin dhe sakrificën e miliona njerëzve në front.

Dy herë dhe pa dëshirë, Amerika e dërgoi në luftë rininë e saj, dhe shumë prej tyre ranë viktimë e Minotaurit të “progresit” evropian. Disa lexues evropianë, mund t’i shohin vëzhgime të tilla të largëta, fyese ose mospërfillëse.

Po ashtu, ata mund të vënë re se partia Alternativa për Gjermaninë renditet në sondazhe me 19 për qind, Tubimi Kombëtar i Francës me 28 për qind dhe shumë të tjera jashtë rrjedhës politike të zakonshme që rriten gjithashtu, dhe kjo sidomos për shkak të mungesës së seriozitetit të partive kryesore.

Flirtet e sotme në shumë vende evropiane me modelet e vjetra, mund të jenë realitetet e së nesërmes. Vance, Colby dhe të tjerët argumentojnë se ne në SHBA duhet ta bëjmë Evropën më pak prioritet për të përballuar kërcënimin më të madh që vjen nga Kina. Ata kanë pjesërisht të drejtë: Pekini është armiku më i madh i sigurisë kombëtare të Uashingtonit, të cilin ne duhet ta adresojmë.

Akoma më tej, siç ka thënë thuajse çdo lider amerikan që nga themelimi i NATO-s, vendet evropiane duhet të ndajnë synimet e aleancës për shpenzimet proporcionale të mbrojtjes. Por ne duhet të reflektojmë me kujdes mbi pasojat e një Evrope më të pavarur.

Në një periudhë afatshkurtër, rreziku kryesor vazhdon të mbetet se kombet evropiane do të mbi-financojnë prioritetet e tyre sociale, do të financojnë më pak për sigurinë e tyre dhe do të dështojnë të pengojnë zgjerimin e mëtejshëm të Rusisë drejt perëndimit, gjë që ka të ngjarë të sjellë rikthimin e shpejtë të Amerikën në kontinent.

Megjithatë, ka një rrezik jo të vogël nga një Amerikë e paangazhuar edhe nëse riarmatoset Evropa. Vënia e këtyre vendeve në pozitën e mbrojtjes së vetvetes mund të jetë vetëm preludi i zënkave të vjetra midis tyre. Që të dyja mundësitë nuk janë reciproke ekskluzive, dhe mund të ndodhin në ndërveprim kompleks me kalimin e kohës. Në secilin rast, Amerika do të vërë në dyshim mençurinë e largimit të saj nga Evropa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *