Fshehu 613 kg kokainë në kontenierin me banane, Donald Lushaj kërkon të dalë nga burgu i sigurisë së lartë

Spread the love

Donald Lushaj, i cili vuan dënimin pasi u shpall fajtor për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës në vitin 2018, ka kërkuar të lërë burgun e sigurisë së lartë dhe të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Për drogën që u gjend mes 20 tonëve me banane, po vuajnë dënimin edhe Arbër Çekaj dhe Armando Lushaj. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Antidroga e kapi ngarkesën në magazinën e kompanisë Arbri Garden që gjendej në Maminas, në shkurt të vitit 2018.

Kujtojmë se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *