“Nuk mërzitem nga ndarja se nuk humba gjë”, Efi Dhedhes: Luizin e kam dashur shumë, tani jo më

Spread the love

Ish-banorja e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’, Efi Dhedhes është një personazh mjaft i përfolur e së fundmi për lidhjen e saj me një mashkull misterioz emrin e identitetin e të cilin nuk e zbuloi kurrë.

E ftuar sot në ‘Mos i bier me top’, Efi është pyetur nëse është ndarë apo është në një lidhje, ish-konkurrentja e ‘BBV’ ka konfirmuar me një ‘Po’ fundin e romancës së saj.

Ndërkohë që nuk ka dhënë një arsye të veçantë, ajo ka shpjeguar se ndarja ka ardhur për shkak të disa arsyeve më përpara. “Mua më kanë mërzitur faktorët, jo ndarja. Në fund të ditës, unë nuk kam pse mërzitem sepse unë nuk kam humbur gjë”.

Lidhjen me mashkullin misterioz, Efi e zbuloi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ku shprehej shpesh për të me banorët e tjerë.  Romanca duket se ka zgjatur edhe pak muaj pas përfundimit të formatit dhe sot ajo ka konfirmuar zërat për ndarje.

Pavarësisht se “BBV2” ka kohë që ka përfunduar, jehona e tij vijon ende të dëgjohet. Efi Dhedhes ishte një ndër personazhet më të përfolur të atij edicioni, ku sigurisht marrëdhënie e saj me Luizin, ka qenë një ndër më të komenturat në media.

Personazhi televiziv është bërë gjithashtu pjesë e një loje, në të cilën është përballur me fotografitë e disa personazheve të njohur, të cilat duhet t’i puthte, t’i griste ose thjesht të heshte.

Ndërkohë që i janë shfaqur disa personazhe, sigurisht që nuk i ka shpëtuar edhe fotografia e Luizit, për të cilën është shprehur se e ka patur shumë xhan por që nuk e ka më.

Efi: Eshtë fituesi i “BBV2”

Ronaldo: Mirë, por do e puthësh, do e grisësh apo do heshtësh?

Efi: Shiko, unë duhet të them që këtë njeriun e kam patur shumë xhan, me të vërtet e kam patur shumë xhan, por tani nuk e kam më dhe kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *