Bora Muzhaqi, kunata e “Bolit” të kokainës dhe ‘kanakarja’ e Belinda Ballukut po përgatitet për ministre Dixhitalizimi

Spread the love

 Gjithë ky rrjet familjar që ka në dorë trafikaun e kokainës,  kullat, financat e pasuritë publike, si edhe kontrollin mbi monopolet ekonomike, koncesionet, bankat, bizneset e offshoret, rrotullohet rreth “lavatriçes” Luan Mata e Adriana Berberit të Konkurrencës…

Nëpërmjet lidhjeve me Bablokun, rrjeti familjar i trafikantit Ervin Mata, ka uzurpuar shumë sektorë të pushtetit, në postet ku akordohen, qarkullojnë dhe mbikëqyrën fondet e pasuritë publike dhe bizneset e bankat, por edhe poste ministrore.

Ministrja e Fëmijëve dhe Rinisë, Bora Muzhaqi, është kunata e “Bolit” të trafikut të kokainës, Ervin Luan Mata dhe nuse e djalit të Adriana Berberit (Buzi).

Burri i Bora Muzhaqit është Besard Buzi, me detyrë Drejtor Juridik i pasurive shtetërore e pronave të sekuestruara në Ministrinë e Financave; ndërsa vjehrri Bedri Buzi, burri i tezes së “Bolit” të kokainës, Ervin Mata, prej 10 vitesh është shef sektori i likujdimit të pasurive të sekuestruara në ministri, megjithëse 70-vjeç.

Vjehrra e Muzhaqit, është Adriana Berberi (Buzi), me tre poste shtetërore: Anëtare Bordi e Autoritetit të Konkurrencës, Anëtarë Bordi e Komitetit të Ekspertëve Kontabël  në Ministrinë e Financave dhe Anëtare Bordi e Autoritetit të  Mbikëqyrjes Financiare.

Gjithë ky rrjet familjar që ka në dorë financat, pasuritë publike dhe kontrollin mbi monopolet ekonomike, koncesionet, bankat, bizneset e offshoret, rrotullohet rreth “lavatriçes” Luan Mata, i cili nëpërmjet kullave e resorteve, u pastron milionat e korrupsionit, të përziera bashkë me miliardat e kokainës së “Bolit” Ervin Mata.

Kur Bora Muzhaqi u emërua Ministre e Rinisë, rrethi familjar i burrit të saj, përhapi fjalë sikur kishte ndikuar shoqja e saj, vajza e Linda Ramës, por faktet që po dalin së fundi, vërtetojnë se Bora Muzhaqin e kanë emëruar paratë e trafikantit Ervin Mata, djali i tezes së burrit.

Madje Babloku po sajon Ministrinë e Dixhitalizimit, ku do të përqëndrojë miliona Euro të sistemit digjital shtetëror, ndërsa ministre do emërojë Bora Muzhaqin, nusen e bandës “Mata-Berberi”.

Idenë për emërimin ministre Dixhitalizmi, të kunatës së “Bolit” të kokainës Ervin Mata dhe nuses së xhambazes Adriana Berberi; thuhet se Bablokut ia ka dhënë Belinda Balluku, e cila e ka të preferuar Bora Muzhaqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *