Me çfarë fondesh po i ndërton kullat Orest Sota dhe implikimi i Edi Ramës; disa fakte për SPAK-un

Spread the love

Orest Sota është një nga hambarët kryesorë, ku disa politikanë, ish ministra, ish drejtorë dhe figura të krimit të organizuar hedhin paratë, për t’i investuar në ndërtim…

Tirana është kthyer në qendrën kryesore të Ballkanit për pastrimin e parave të zeza në ndërtim, kryesisht me kulla dhe resorte me vlerë investimi miliarda euro.

Pavarësisht se SPAK-u i ka rritur goditjet me hetime pasurore, rrethime, sekuestrime dhe konfiskime, megjithatë kullat në Tiranë, komplekset dhe resortet në bregdet sa vijnë e shtohen, çka tregon fuqinë e madhe të parasë së zezë me burim trafikun e drogës, korrupsionin, zhvatjen, skemat mashtruese etj.

Në krye të operacionit kombëtar për pastrimin e parave të pista në ndërtim qëndron Edi Rama, i cili përmes dy instrumenteve, Komiteti i Investimeve Strategjike dhe Këshillit Kombëtar të Territorit po jep leje për kulla deri në 100 kate në Tiranë dhe për resorte në bregdet, disa kompanive fantazmë ose shoqërive me bilance të brishta financiare dhe kapitale, duke mos mbuluar as 5% të investimit real.

Për të mbuluar thasët me para të zeza, klientët e Edi Ramës, gjysma e të cilëve, bosë kokaine dhe prostitucioni, vrasës dhe kapobanda, marrin disa kredi modeste në  banka të nivelit të dytë, kredi të cilat nuk mbulojnë dot as 20 % të investimit real.

Një nga shembujt tipik është Orest Sota, një personazh i skeduar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme, por që deri më sot jo vetëm i ka shpëtuar veprimit të drejtësisë, por po hedh dhjetëra milionë euro në disa kantiere ndërtimi me leje të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Në nëntor 2017, kur ishte vetëm 25 vjeç, Orest Sota u arrestua pasi u kap me 863 mijë euro cash në makinë. Sota u lirua pas dy muajsh dhe mbylli dosjen pa i hyrë gjemb në këmbë. Me para dhe lidhje i shpëtoi rrjetës së drejtësisë për akuzën e pastrimit të parave.

Sota u dënua me disa orë punë për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

863 mijë euro janë një bakshish në raport me thasët me para të pista që Sota hedh në ndërtim.

Pamfleti ka evidenca, të cilat do t’i publikojë në vijim, që konfirmojnë se Orest Sota është një nga hambarët kryesorë, ku disa politikanë, ish ministra, ish drejtorë dhe figura të krimit të organizuar hedhin paratë, për t’i investuar në ndërtim.

Sota përdoret si mbulesë për t’i shpëtuar syrit të SPAK-ut dhe ekspozimit.

Po le të ndalemi në fakte konkrete:

Në 25 prill 2023, Edi Rama ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Territorit, duke miratuar 40 vendime për kulla dhe resorte.

Tre vendime janë miratuar për kompaninë ”Forever Construction” sh.p.k, për të ndërtuar kullën “Manhattan I”, me vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, Tiranë”, si dhe një komples kullash dhe hotelesh në Rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.

Vendimi i tretë parashikon ndërtimin e disa kullave shumëkatëshe me vendndodhje në bulevardin Gjergj Fishta, tek ish UET, emërtuar  “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences”.

Kulla në Don Bosko do të jetë 30 kate me formën e gishtave të dorës.

Leja tek ish UET parashikon ndërtimin e një kulle në formën e cilindrit me 18 kate dhe dy ndërtesa të tjera 11 dhe 12 kate, në një sipërfaqe totale ndërtimi prej 100 mijë metrash.

Investimi, sipas planit në letra, në të tre rastet, ka një vlerë prej qindra milionë euro.

Me çfarë fondesh po i ndërton kullat Orest Sota dhe implikimi i

Menaxhues faktik i kompanisë Forever Construction, me nipt L82315015Q, është Orest Sota, ndërsa pronar është Lefter Sota, babai i Orestit.

Kompania e themeluar në vitin 2018, e blerë përkohësisht nga një oligark për 100 000 lekë, ka një kapital me vlerë 100 lekë.

Nëse SPAK e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, të mos merret me arka peshku, por të hetojë se ku do t’i marrë paratë Sota për të ngritur kullat me vlerë qindra mijëra euro.

Një kompani njëqind mijë lekëshe do të ndërtojë një kullë super të shtrenjtë.

Si ka mundësi që një kompani fantazmë që ka vetëm emrin arrin të vërë në lëvizje Edi Ramën, i cili firmos leje për kulla në zonat më të lakmueshme të Tiranës, si në Don Bosko apo te ish Ekspozita?!

Kush janë personazhet në hije që hedhin thasët me para të pista në hambarin e Orest Sotes?

Cilat banka të nivelit të dytë janë implikuar në këtë skemë?

A është sinjalizuar Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave?

Çfarë veprimtarie ushtron tjetër Orest Sota në katet e dyta të pallateve në Tiranë etj,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *