Tymueset dhe flaka në Kuvend, ‘mburret’ Berisha: E gjitha bota shkroi dje për ne!

Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha u krenua në konferencë para gazetarëve për kaosin e krijuar duke mos lejuar zhvillimin e një seance normale, në ditën që do diskutohej për buxhetin.

Berisha tha se qëndresa e opozitës shqiptare në parlament kundë narkodiktaturës së Edi Ramës bëri jehonë në titujt më kryesorë të medieve ndërkombëtare.

Ai shtoi se pas tymit në fytyrën e Edi Ramës në Parlement, qëndron drita e shpresës për popullin opozitar.

Dy arsye bënë mbrëmë që Shqipëria të jehojë në titujt më kryesorë të medieve ndërkombëtare. E para ishte ndeshja përmbyllëse e kombëtares në eliminatoret e Euro2024. E dyta ishte qëndresa e opozitës shqiptare në parlament kundër mobodiktaturës apo narkodiktaturës së Edi Ramës.Duhet të theksoj se mediat më serioze të planetit, BBC, Fox News, ZDF, SKY, Washington Post, Guardian, Independent, Telegraph dhe dhjetëra e dhjetëra media në të pesë kontinentët, kishin në tituj kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës shqiptare.

Opozita i tregoi mbrëmë botës se kryeministri shqiptar, që herë vishet me atlete për modern dhe herë tjetër me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, në rekordin më të turpshëm botëror, buxhetin dhe kjo sepse ai nuk pranon të lejojë në përputhje me Kushtetutën, krijimin e komisioneve hetimore parlamentare për veten, familjen, sojsorollopin e tij dhe ministrat dhe zyrtarët e tij. Opozita i tregoi botës se Edi Rama në fakt është një kryeministër, por pasi voton buxhetin, i ndalon opozitës të paraqesë ligje, duke i mohuar asaj 31 të tilla, pa proces të duhur parlamentar.”-tha ish-kryeministri.

Berisha shkon më tej duke sulmuar analistët të cilët u shprehën kundër aksionit opozitar të kaosit në seancën ku do të votojhej pr/ligji më i rëndësishëm për vendin ai që ka të bëjë me financat për vitin e ardhshëm.

Analistët e qeverisë, për të shumuar aksionin, për dezinformuar apo hedhur baltë mbi të, u shprehën se nuk ishte kjo një fitore, pasi buxheti u votua gjithsesi. Mjerimi nuk ka kufi në mendim, përveçse këtë. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor. Misioni ynë është shembja e diktaturës. Diktaturat nuk shemben duke ndaluar një votim, por duke treguar të vërtetën njerëzve dhe opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Dhe e vërteta mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës” tha Berisha.

Ish kryeministri u shpreh i vendosur për të vijuar më tej skenarin e kaosit, për të cilin ai thotë se ‘nuk ka kthim’ deri në plotësimin e kërkesave të opozitës. Maxhoranca e akuzon se po përpiqet të mbrojë veten pasi refuzon të paraqitet në SPAK ku është në hetim për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, që pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim, sipas SPAK, të 5.4 milionë euro për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *