SPAK-ut i “humbet” Vilma Nushi; më 14 korrik 2022 u pyet për herë të fundit për PPP e “Check-up”

Spread the love

Ajo ia mbathi, ngaqë ndaj Vilma Nushit nuk u dha masa “Arrest me burg” apo minimalisht “Arrest shtëpie”, siç e përcakton Kodi Procedurës Penale; duke u lënë e lirë, nga dy prokurorët e SPAK, Edvin Kondili e Ened Nakuçi, që fillimisht nuk morën të pandehur as Ilir Beqjen e vazhdojnë ta lënë të lirë…

Në dy javët e fundit të muajit dhjetor 2023, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i kanë dërguar Vilma Nushit, 3 Urdhër- Paraqitje në SPAK, për t’u ri-pyetur lidhur me aferën e koncesionit “Check-up”, të cilin e ka marrë më 7 janar 2015 me firmën e Ilir Beqjes.

Njoftimet e dërguara në 4 adresat e vilave dhe bizneseve të saj në Tiranë, janë rikthyer me shënimin: “Personi nuk gjendet”, mungesë të cilën BKH dhe SPAK e kanë konsideruar si lëvizje të Vilma Nushit për çështje biznesi.

Por fakti, që mungesa e Vilma Nushit është konstatuar edhe pas njoftimit të dërguar më 8 janar, ka vënë në lëvizje shefat e SPAK, të cilët ditën e mërkurë më 10 janar 2023, kanë dërguar agjentët e BKH te apartamenti, te 2 vilat saj në Farkë e Kodra e Diellit, si dhe në Kashar te zyrat qendrore të kompanisë “Marketing&  Distribution Sh.p.k”.

Por përsëri nuk është gjetur në banesa e te biznesi, madje familjarë e ortakë të saj, si Besnik e Erion Nushi, Edmond, Majlinda e Endrit Hido, dhe Shani Peposhi e Gentiana Peshkatari, kanë deklaruar se nuk kanë dijeni ku ndodhet Vilma Nushi e nuk kanë kontakte me të.

Pas 18 muajsh, ngaqë nuk e gjetën për ta ri-pyetur, agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK, mësuan se Vilma Nushi ndodhet jashtë.

Për herë të parë, Vilma Nushi u thirr në SPAK më 13 korrik 2022, ku për 4 orë, u pyet për lidhjet e saj klienteliste me ish-ministrin Ilir Beqja në PPP-në e “Check-up”, por dhe për mashtrimin me numrin e kontrolleve mjekësore.

Pas deklarimeve të  saj, prokurorët Edvin Kondili, Ened Nakuçi e Elida Kaçkini, urdhëruan Vilma Nushin, që më 15 korrik 2022 të paraqitej në SPAK me gjithë dokumentacionin që kishte.

Meqë Vilma Nushi, nuk e zbatoi urdhrin e tre prokurorëve për të dërguar dokumentet në SPAK; tri ditë më pas, më 18 korrik 2022, agjentët e BKH shkuan te banesat dhe zyrat e kompanisë së saj “Marketing& Distribution Sh.p.k”, por nuk e gjetën.

Ditën që duhej të paraqitej në SPAK bashkë me dokumentet, Vilma Nushi u arratis nga jashtë shtetit; ndërsa prokurorët e lanë të lirë t’ia mbathte, duke mos e vendosur në masë penale “Arrest me burg” apo minimalisht “Arrest shtëpie”, siç e përcakton Kodi Procedurës Penale.

Me këto masa penale, Vilma Nushi do mbahej nën mbikëqyrje fizike, por nuk është rastësi, që nuk u vendos nga prokurorët Edvin Kondili e Ened Nakuçi; këta, që fillimisht nuk morën të pandehur as Ilir Beqjen e vazhdojnë ta lënë të lirë edhe për aferën e “Check-up”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *