Gruaja e Ilir Beqjes tentoi të “dhuronte” 3 bizneset e saj, por pengohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit

Spread the love

Fakti që SPAK i ka dhënë masën “Detyrim paraqitje e bllokim pasaporte”, por mbanë të fshehtë urdhrin e bllokimit të pasurive të familjes së tij dhe nuk e ka dorëzuar si kërkesë në Gjykatën e Posaçme, është skenar dhe pazar i pritshëm për t’i  ndryshuar masën penale e për ta nxjerrë të pastër, siç deklaroi me siguri të plotë kumarxhiu Blendi Klosi…

Ditën që Ilir Beqja, u mor i pandehur me masë penale “Detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte”, bëri përsëri “trimin”, duke thënë se nuk do ta apelonte vendimin e  SPAK e të Gjykatës, mbasi do ta bindte drejtësinë që “është i pastër”.

Se me çfarë marifeti do ta bind Ilir Beqja drejtësinë, këtë e di vetëm ai; por informacioni që “Pamfleti” ka siguruar nga burime brenda BKH, thotë se gruaja e tij biznesmene Adriana Beqja, ka tentuar të fsheh pasuritë, llogaritë bankare e bizneset.

Më 16 nëntor, kur SPAK e thirri Ilir Beqjen për t’i  dorëzuar vendimin e marrjes “I pandehur”, ai urdhëroi gruan të transferonte pasuritë që ka në zotërim në emrin e saj, të cilat sipas hetimit janë me burime nga vjedhjet dhe pazaret që burri ish-ministër ka bërë me tenderët e koncesionet.

Nga frika e sekuestrimit të mundshëm, Adriana Beqja ka tentuar të bëjë akt-dhurimi aksionesh e transferta bankare, te personat me lidhje familjare, si grupi “Sinani” në Sarandë, grupi “Makaj e Malaj” në Shkodër dhe të persona të tjerë të besuar.

Bëhet fjalë për fermën 12 hektarë “Albania Ionian Coast Olive AICOO Sh.p.k” me agrume, ullishte, vreshta rrushi, shpendë dhe fabrika vaji e pijesh në Finiq të Sarandës, ku Adriana Beqja ka 55% pronësi në letra, por “de facto” e ka 100% në pronësi, ndërsa 45 % i ka fshehur pas familjes “Sinani”, ku Ilir Beqja ka fshehur dhe pronësinë firmës “INTECH+Sh.p.k”.

Gruaja e Ilir Beqjes tentoi të “dhuronte” 3 bizneset e saj, por

Po kështu, tentoi të transferonte aksionet e firmës “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB”, me aktivitet Bar-Kafe, restorante, Fast-Food, import-eksporte dhe tregti ushqimesh, prodhimesh deti, pijesh alkoolike, fruta e perime.

Bëri tentativë, për të tjetërsuar dhe aksionet e firmës “PF” me objekt zhvillimi e instalimi sistemesh të teknologjisë së informacionit e cila është pjesë e kompanisë mafioze “INTECH+Sh.p.k të Ilir Beqjes, me të cilën ka marrë afro 22 milionë Euro tenderë gjatë pushtetit të PS.

E bindur që agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë çuar akte bllokimi te noterët ku ajo kryen veprimet e bizneseve dhe pasurive; gruaja e Ilir Beqjes ka shkuar te noterë të tjerë me të cilat ka miqësi, për të tjetërsuar pasuritë dhe aksionet e 3 kompanie.

Gruaja e Ilir Beqjes tentoi të “dhuronte” 3 bizneset e saj, por

Por noterët, kanë refuzuar të kryejnë veprimet pasurore, ngaqë para shpalljes së vendimit penal të burrit të saj, SPAK ka përcjellë në sistemin noterial dhe në Kadastër e Banka, urdhrin për të bllokuar veprimet e bashkëshortëve Ilir e Adriana Beqja dhe vajzës së tyre Debora Beqja.

Paçka se gruaja e Ilir Beqjes është zyrtare e vjetër bankash private, nuk ka mundur të kryej veprime transfertash të llogarive, fondeve të investimeve e sendeve me vlerë që ka depozituar, sepse edhe bankat janë urdhëruar t’i bllokojnë veprimet deri në një urdhër të dytë.

Fakti që SPAK i ka dhënë masën “Detyrim paraqitje e mos-dalje nga Shqipëria”, por mbanë të fshehtë urdhrin e bllokimit të pasurive të familjes së tij dhe nuk e ka dorëzuar si kërkesë në Gjykatën e Posaçme, është skenar dhe pazar i pritshëm për t’i  ndryshuar masën penale e për ta nxjerrë të pastër, siç deklaroi me siguri të plotë kumarxhiu Blendi Klosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *