Liverpool eliminon Arsenalin nga FA Cup, autogoli i Kiwior ‘fundos’ djemtë e Artetës!

Spread the love

Liverpool ka arritur të kualifikohet për në fazën e 1/16-ve, në FA Cup, pasi mundi me rezultatin 0-2 Arsenalin, në një 90-minutësh që mund të përshkruhej si ‘lojë shahu’. Liverpooli përfitoi plotësisht nga shpërdorimi kronik i Arsenalit.

Pjesa e parë, pa skuadrën londineze më superiore. Arsenali mbizotëroi me aksione, mbajtjen e topit dhe gjuajtjet në portë plotë 5 të tilla, kundrejt 0 gjuajtjeve në kuadrat, nga skuadra e Klop. 45-minutëshi i parë u mbyll me rezultatin 0-0 dhe me një Liverpool inekzisten.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm dhe u  desh një gabim nga lojtarët e Arsenalit që rezultati të zhbllokohej. Një goditje dënimi e ekzekutuat nga Arnold në minutën e 80-të, shumë pranë flamurit të këndit, mori një devijim me kokë nga Kiwior, i cili dërgoi topin në rrjetën e tij dhe i dha avantazhin Liverpoolit.

Në minutat e mbetura Arsenali bëri gjithçka kishte për të arritur të barazonte rezultatin për të shtyrë lojën, por skema e tyre nuk rezultoi aq efikase pasi në minutën e 95-të, Liverpooli shënoi dhe të dytin e anë të Diaz, duke e mbyllur kështu me rezultatin 2-0 ndeshjen e raundit të 32-të, të FA Cup. Kjo fitore 0-2, i dërgon 14-herë fituesit në raundin tjetër për të katërtin sezon radhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *