“Jam i pafajshëm”/ U ngrit në këmbë, “Kobra” përjashtohet nga salla e gjyqit

Spread the love

Shtetasi Dibran Hoxhaj, i njohur në rrjetet sociale si “Kobra” është deklaruar i pafajshëm për rastin ku ai dhe katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi më 3 janar të viti 2023.

Sapo ka nisur shqyrtimi në Gjykata, “Kobra” është përjashtuar nga salla e gjyqit, pasi ka prishur rendin.

Ai i është drejtuar me zë të lartë njërit nga të akuzuarit e tjerë dhe është ngritur në këmbë.

Edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli janë deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria Speciale akuzon Hoxhajn për vrasje të rëndë të viktimës V.C. afër lokalit Kobra City në magjistralen Prishtinë-Zhur më 3 janar 2023

Në këtë rast Susuri, Badalli e Vezaj akuzohen për pjesëmarrje në rrahje. Në aktakuzën e ngritur më 20 shkurt 2024 një akuzë ndaj Susurit dhe Mazrekut është lidhur me veprën penale manipulim me prova.

Hoxha i njohur si “Kobra” akuzohet edhe për mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve.

Sipas Prokurorisë më datën 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *