Argita vesh “petkun” e të atit dhe bën thirrje për protesta masive: Nuk ka pranga që burgosin lirinë!

Spread the love

Ky fjalim poshtë shtëpisë së Berishës, përcolli simboliken e kalimit të partisë tek Argita. Gjithashtu përcolli një mesazh të qartë tek të gjithë pjestarët e grupit opozitar, se lideri i ri i tyre është përcaktuar tashmë.

Mesditën e sotme simaptizantët e ish kryeministrit, Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie”, u mblodhën poshtë pallatit të tij për t’i treguar atij mbështetjen e tyre. Ish krzeministri i përshëndeti nga ballkoni i banesës së tij.

Por ajo që ra në sy, ishte fjala e vajzës së Berishës, Argita Malltezi e cila është përfolur shumë se do të pasojë ta atin në krze të grupit të rithemelimit.

Ajo doli nga banesa dhe përshëndeti sipmaptizantët. Në një moment ajo duket se padashje tregoi se do të marrë drejtimin e Rithemelimit. Kjo pasi edhe pse nuk mban asnjë pozitë drejtuese në Rithemelim, Argita u zotua se 2024 do të vijë me protesta masive në të gjithë Shqipërinë, duke veshur pa vetëdije “petkun” e të atit i cili prej dz vitesh kërcënonte me protesta masive dhe mosbindje civile.

Ajo shtoi ndër të tjera se nuk ka pranga që burgosin lirinë dhe se ky vit do të sjellë fitoren për opozitën.

Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Ky fjalim poshtë shtëpisë së Berishës, përcolli simboliken e kalimit të partisë tek Argita. Gjithashtu përcolli një mesazh të qartë tek të gjithë pjestarët e grupit opozitar, se lideri i ri i tyre është përcaktuar tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *